Qeveria i bën thirrje Sindikatës së administratorëve për biseda: Pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara

“Nëse Sindikata e Punonjësve Administrativ, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (SPAOGJSHQ) me të vërtetë kujdeset për pagat e të punësuarve, u bëjmë thirrje në bisedë për gjetjen e zgjidhjes. Në të kundërtën, mbetet dyshimi se SPAOGJSHQ është organizatë sindikaliste, e cila punon për interesa partiake të dikujt dhe për grumbullimin e pikave të vogla politike në kurriz të qytetarëve, kumtoi sot Qeveria pas protestave të administratorëve që u mbajtën para Ministrisë së Kulturës.
Qeveria përkujton se është e hapur për arritjen e marrëveshjes me të gjitha organizatat sindikaliste përmes dialogut. Siç thotë, protestat nuk janë mënyra më e mirë e komunikimit, ndërsa çdo propozim ose sugjerim nga sindikatat diskutohet për t’u gjetur zgjidhje e pranueshme dhe në interes të qytetarëve.
“Protestat janë malicioze dhe politikisht të motivuara. Qeveria dëshmoi dhe tregoi se është partner i punëtorëve, për këtë shkak potencojmë se jemi të gatshëm të ulemi në tryezë dhe t’i shqyrtojmë të gjitha propozimet nga ana e sindikatave. Na vjen keq që SPAOGJSHQ edhe krahas Këshillit ekonomiko-social si trup ku merr pjesë dhe ku gjithmonë kemi diskutuar për të gjitha sfidat, ka zgjedhur të protestojë. Greva si zgjidhje e parë nuk është hap legjitim dhe tregon instruktim politik. Nëse SPAOGJSHQ është realisht e shqetësuar për pagat e punëtorëve, u bëjmë thirrje të bisedojnë me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të duhura. Ndryshe, mbetet dyshimi se SPAOGJSHQ është organizatë sindikaliste që punon për interesa partiake të dikujt që nuk mendon asgjë tjetër veç mbledhjes së pikëve të vogla politike në kurrizin e qytetarëve”, njofton Qeveria.
Sipas Qeverisë, pagat nuk janë të larta, por mundësitë në buxhet janë të kufizuara.
“Vitin e kaluar edhe përskaj gjendjes katastrofike që trashëguam nga Qeveria e kaluar, së bashku me sindikatat arritëm marrëveshje për rritjen e pagave për punonjësit në shëndetësi dhe arsim dhe gjithashtu rritëm pensionet për mbi 300.000 pensionistë në mënyrë lineare. Qeveria e kaluar gjatë përgatitjes së Buxhetit për vitin 2024 nuk kishte parashikuar mjete për pagesën e K-15 për punonjësit në administratë, ndërsa me rishikimin e Buxhetit, kjo Qeveri i parashikoi dhe i pagoi K-15 për 84.000 punonjës në vlerë prej një miliard denarë. Për gjashtë muaj si Qeveri kemi bërë shumë më tepër për qytetarët se sa ajo që bëri Qeveria e kaluar për 7 vjet. Qeveria mbetet e përkushtuar në marrjen e vendimeve në interes të të gjithë qytetarëve dhe rritjen e pagave për punonjësit, por mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet dhe qëndrimet e ndryshme është përmes bisedave”, kumtoi Qeveria.
Kryetari i SPAOGJSHQ-së Tërpe Deanovski sot deklaroi se çdo tentim nga ana e Qeverisë ose partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protestat ose punën e Sindikatave, do të jetë i kotë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë