LAJMI I FUNDIT:

Qeni qëllon me armë pronarin e tij

Qeni qëllon me armë pronarin e tij

Një person nga Zelanda e Re është duke u rikuperuar nga operimi, pasi ishte qëlluar në prapanicë me pushkë nga qeni i tij.

Pronari i qenit ishte duke hyrë prapa veturës së tij për të marrë një gjësend, ndërsa pushkën e cila gjendej fare pranë, e aktivizoi në drejtim të tij qeni i tij.

40-vjeçari ishte në një grup prej katër personash të cilët kishin therur një derr në Te Kopuru, 90 milje në veriperëndim të Aucklandit.

Ata i kanë thënë policisë se kanë menduar që arma ishte e zbrazët, por ajo kishte pasur pesë plumba. Sipas personave të pranishëm në ngjarje, plumbi shpoi ulësen e makinës para se ta qëllonte në prapanicë pronarin e qenit.


Viktima u shpëtua me anë të helikopterit në spitalin Whangerei, ku kirurgët e larguan plumbin, ndërsa pronari i qenit tani është në gjendje stabile. /Telegrafi/