LAJMI I FUNDIT:

Qeni i parë i Amerikës “shëtit” presidentin Obama

Qeni i parë i Amerikës “shëtit” presidentin Obama

Zakonisht janë pronarët ata që i shëtisin qentë, por gjykuar sipas fotografive nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Barack Obama qenit familjar zor se mund t’i tregojë se kush është pronari.

Qeni i parë i Amerikës me emrin Bo, ishte ai që “shëtiti” Obmën, duk e tërhequr nëpër oborr, ndërsa pas tyre u detyrua të vrapojë edhe zonja e parë Michelle Obama.

Bo arriti në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, kur ishte vetëm gjashtë muajsh. Obama ua kishte premtuar qenin vajzave të tij pas fitores në zgjedhje. /Telegrafi/