LAJMI I FUNDIT:

Qeni hero mysafir nderi në dasmë

Qeni hero mysafir nderi në dasmë

Një qen, i cili ia ka shpëtuar jetën një femre që ishte duke vdekur nga hipotermia, është ftuar si mysafir nderi në dasmën e saj.

21-vjeçarja Zoe Christie është gjetur në një fushë në afërsi të Ottery St Mary në Devon, Angli, nga qeni i John Richards, Boris.

Vajza kishte qenë aq e sëmurë, saqë mjekët në Newton Poppleford kishin kërkuar nga babai i saj ta identifikonte trupin, sepse pretendonin se nuk mund ta rikthenin në jetë. Mirëpo pas luftës dyjavëshe në qendrën intensive, mjekët arritën që ta rikthenin atë në jetë.

Më 25 tetor të këtij viti, Zoe ka vendosur të martohet me të fejuarin e saj Chris.


“John dhe gruaja e tij Sheila janë të parët në listë, ndërsa do të më pëlqente që edhe Boris të jetë aty. Ata do të jenë mysafirët tanë të nderit”, ka thënë Zoe.