LAJMI I FUNDIT:

Qeni bllokohet në mur

Qeni bllokohet në mur

Një qen i mbetur dy ditë në shtëpi pa ushqim dhe ujë, është përpjekur të dalë jashtë përmes vrimës së ventilimit, por është ngatërruar dhe ka mbetur me kokë në mur.

Qeni i uritur kishte kaluar më shumë se dy ditë i vetmuar në shtëpi, ndërsa kur ka parë se pronari i tij nuk kthehet, ai ka larguar plastikën dhe ka arritur të depërtojë nëpër hapësirën mes murrit dhe ka nxjerrë kokën, por jo edhe pjesën tjetër të trupit, dhe është bllokuar në mur.

Por, për fat të mirë të qenit, ai është vërejtur nga banorët e afërt, të cilët kanë kërkuar ndihmë. Siç shkruajnë mediat britanike, banesa është gjetur në një gjendje të tmerruar, fekalet kanë qenë të shpërndara gjithandej.

Pronari i qenit, 24-vjeçari Montgomery Wandera nga Luton, kishte shkuar në festë me shokët dhe e kishte harruar qenin. Për shkak të këtij gabimi, gjykata e ka dënuar atë me 12 muaj punë për komunitetin dhe i ka shqiptuar dënim prej 600 euro. Atij po ashtu i është ndaluar të mbajë kafshë shtëpiake, ndërsa qeni i është dhënë një pronari tjetër. /Telegrafi/


“Qeni nuk është lënduar, por kush e di çfarë do të ndodhte po të mos e vërenim. Zjarrfikësit për fat menjëherë kanë arritur ta nxjerrin nga vrima”, ka thënë njëri prej fqinjëve, siç përcjell Daily Mail. /Telegrafi/