LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi i gjatë para kompjuterit, si duhet trajtuar dhe parandaluar pasojat – flet fizioterapeuti Gazmend Rexha

Qëndrimi gjatë para kompjuterit rrezikon të manifestohet më probleme shëndetësore dhe dëmtim të fizikut të personave që puna e tyre lidhet me qëndrimin gjatë ulur para kompjuterit.

Për problemet që shkaktohen nga qëndrimi gjatë ulur, si duhet parandaluar dhe trajtuar këtë problematikë, ka treguar fizioterapeuti Gazmend Rexha.


Ai në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se qëndrimi në vendin e punës për tetë orë, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me kujdes se si qëndrojmë ulur, si mënyrë që të parandalohen sipas tij, problemet shëndetësore.

“Qëndrimi jo korrekt në vendin e punës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke filluar nga problemet në të pamur, ku kemi lodhje, tharje dhe skuqje të syrit për shkak të qëndrimit të gjatë para monitorit me një distancë jokorrekte. Qëndrimi ulur gjatë para kompjuterit mund të ndikojë edhe në tensionimin e muskulaturës së qafës, shpinës, krahëve dhe problemeve me nyjet e dorës, etj”, ka theksuar Rexha.

Ai më tutje ka thënë se problemet e lartcekura paraqiten shpesh si komplikime te njerëzit që ushtrojnë profesione të tilla, e të cilat sipas tij, mund të kalojnë në probleme kronike.

“Nëse na shfaqet komplikimet e tilla shëndetësore, atëherë ato kërkojnë trajtim serioz, si dhe mund të ndikojnë negativisht me mosefikasitet në punë, për rrjedhojë mund të kërkohet edhe pushim mjekësor”, ka shtuar Rexha.

Fizioterapeuti ka treguar se qëndrimi para kompjuterit ka një sërë rregullash të cilat sipas tij, janë të nivel të standardeve ndërkombëtare.

Zgjatjet që duhet bërë në pjesët e ndryshme të trupit për personat që qëndrojnë gjatë ulur para kompjuterit

“Tani kanë filluar të përhapen tavolinat ergonomike, e të cilat fillojnë nga pozita ulur, më pastaj ngritën, ku mundësohet edhe puna në këmbë. Sa i përket monitorit, ai nuk guxon të jetë më afër se 50 centimetra nga fytyra. Këmbët duhet të jenë të mbështetura në tokë, derisa shpina të jetë e mbështetur për karrige. Nëse karrigia nuk është e përshtatshme duhet të vendoset mbështetëse që na ndihmon të jemi të relaksuar gjatë orarit të punës. Pozicioni i duarve duhet të jetë në pozitë pushuese”, ka shtuar ai.

Rexha ka theksuar se pavarësisht të gjitha masave ergonomike, duhet që çdo dy orë personi sipas tij, të lëvizë nga karriga e të jemi aktiv, transmeton Telegrafi.

“Kur jemi në kompjuter të fokusuar është e nevojshme që çdo 20 minuta është e nevojshme të bëhet një pushim i syve, ku nga monitori të përqendrohemi në dritare ose bashkëbisedim me kolegë, duke e bërë kështu një shkëputje prej monitorit, sepse nëse qëndrojmë gjatë kemi probleme me të pamurit”, ka shtuar ai.

Më tutje Rexha ka folur edhe për nevojën që personat që merren me punë të tilla, të angazhohen sipas tij, edhe me aktivitet fizik, respektivisht me sporte të ndryshme, si mundësi për të qëndruar mirë fizikisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori