LAJMI I FUNDIT:

Që nga 31 marsi, Italia do të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të COVID-19

Që nga 31 marsi, Italia do të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të COVID-19

Qeveria italiane do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për shkak të COVID-19 më 31 mars.

Kështu ka thënë të mërkurën kryeministri italian Mario Draghi, duke premtuar një kthim gradual në normalitet pas më shumë se dy viteve të krizës shëndetësore, përcjell Telegrafi.

Një hap i tillë pritet të merret pasi rastet e coronavirusit dhe vdekjet janë zvogëluar javët e fundit dhe qeveria është nën presion nga bizneset dhe disa parti politike për të hequr kufizimet që janë vendosur në mënyrë progresive që nga fillimi i vitit 2020.


“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën e pandemisë, të gatshëm për të ndërhyrë në rast të një shpërthimi. Por qëllimi ynë është të rihapemi plotësisht, sa më shpejt të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë Draghi në një fjalim në qytetin e artit të Firences.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila lejonte zyrtarët të anashkalojnë burokracinë dhe të vendosin rregulla nëpërmjet dekreteve, u vendos më 31 janar 2020.

Masa do të skadojë në fund të muajit të ardhshëm dhe Draghi tha se nuk do të rinovohej. /Telegrafi/