LAJMI I FUNDIT:

Qazim Qeska zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec

Qazim Qeska zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec

Me vota unanime, kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka zgjedhur për kryetar të ri, Qazim Qeskën.

Procesi i cili u zhvillua në prani të deputetit, njëkohësisht sekretarit për diasporë, Elmi Reçica dhe sekretarit elektoral, Betim Gjoshi, u zhvillua me korrektësi maksimale dhe frymë të lartë demokratike.

Qazim Qeska është një ndër aktivistët e vjetër të PDK-së, i cili me vite ka kontribuar për forcimin e strukturave të partisë,njofton PDK.


Ai do të pasojë kryetarin e deritanishëm, Idriz Vehapin.

Pas zgjedhjes së tij si kryetar i kësaj dege, ai ka falënderuar anëtarët e kryesisë për besimin dhe ish kryetarin Vehapi për punën e madhe që kanë bërë ndër vite në të mirë të qytetarëve të Rahovecit.

“Është një nder i posaçëm që të zgjidhem si kryetar i kësaj dege. I falënderoj të gjithë anëtarët e kryesisë për besimin që kanë treguar për mua. Kjo do të jetë një motiv shtesë që të mos ndalemi asnjëherë deri në realizimin e objektivave që do t’i kemi si strukturë dhe si parti”, ka thënë Qeska.

Partia Demokratike e Kosovës me besimin e plotë në udhëheqjen e re të kryetarit Qeska, falënderon përzemërsisht për punën e madhe ish kryetarin e deritanishëm të kësaj dege, Idriz Vehapi, i cili, për shkak të angazhimeve të reja universitare ka dhënë dorëheqeje nga posti i kryetarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori