NATO u detyrua të ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në krahun e saj lindor në ditën e Krishtlindjes, ndërsa Vladimir Putin lansoi raketa dhe kreu sulme me dron kamikaz në objektiva në të gjithë Ukrainën.
Aeroplanët luftarakë, raketat dhe dronët rusë sulmuan infrastrukturën kryesore civile, veçanërisht termocentralet dhe rrjetet e furnizimit, për të lënë ukrainasit e shumëvuajtur të ngrijnë gjatë festimeve.
Moska përdori bombarduesit e saj strategjikë me rreze të gjatë, duke përfshirë aeroplanët Tu-95 ‘Bear’ nga baza ajrore Olenya në Arktik, transmeton Telegrafi.
Raportet thanë se raketat ruse kishin tejkaluar Moldavinë – një shtet sovran – dhe kaluan territorin e Rumanisë, një vend i NATO-s, duke bërë që aeroplanët luftarakë të NATO-s të fluturonin.
Shtabi operativ i forcave të armatosura polake njoftoi se komandanti i saj kishte “aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet e disponueshme në dispozicion dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit të radarit, arritën gjendjen më të lartë të gatishmërisë”.
Shpërthime u raportuan në shumë rajone të Ukrainës, me Putinin që sulmoi infrastrukturën kryesore civile veçanërisht të lidhur me energjinë, ku shumica e vendit përballet me temperatura të ulëta ose nën zero.
Volodymyr Zelensky pretendoi se më shumë se 70 raketa dhe 100 dronë u lëshuan, ndërsa ai e quajti Putinin ‘i keq’ për sulmin e ditës së Krishtlindjes.
“Çdo sulm masiv rus kërkon kohë për t’u përgatitur”, tha Zelensky. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë