LAJMI I FUNDIT:

Putin: Shpresoj në një normalizim të plotë të marrëdhënieve me Japoninë

Putin: Shpresoj në një normalizim të plotë të marrëdhënieve me Japoninë

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi sot se shpreson në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ruso-japoneze duke e cilësuar si anakronizëm mungesën e një traktati paqeje mes Moskës dhe Tokios, 70 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ne kërkojmë normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, deklaroi Putin, në një intervistë të dhënë për stacionin televiziv japonez “Nippon” dhe për gazetën japoneze “Yomiuri”, publikuar në faqen e internetit të Kremlinit dy ditë para vizitës së drejtuesit rus në Japoni.

“Mungesa e traktatit të paqes mes Rusisë dhe Japonisë është një anakronizëm i të shkuarës dhe ky anakronizëm duhet të zhduket”, nënvizoi ai duke pranuar se bëhej fjalë për një detyrë të vështirë.


Vladimir Putin, i cili do të zhvillojë të enjten një vizitë në Japoni, do të pritet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe në Nagato, qytet i të parëve të tij në prefekturën e Yamaguchit, para se të shkojë në Tokio për negociata të përqendruara kryesisht në ekonomi.

Sipas presidentit rus ”atmosfera në provincën e shtrenjtë të kryeministrit japonez do të jetë e favorshme për një bisedë të sinqertë (…) që do të ketë rezultate, veçanërisht për sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve territoriale”. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori