LAJMI I FUNDIT:

Putin i jep shtetësinë ruse, sinjalizuesit amerikan Edward Snowden

Putin i jep shtetësinë ruse, sinjalizuesit amerikan Edward Snowden

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin me të cilin i jep shtetësinë ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, sinjalizuesit Edward Snowden.

Snoëden ishte arratisur nga Shtetet e Bashkuara dhe kishte kërkuar azil në Rusi, pasi që në vitin 2013 publikoi dosje sekrete të operacioneve të inteligjencës amerikane sa i përket përgjimit qoftë jashtë apo brenda vendit, transmeton Telegrafi.

Pasi që ia kishte dorëzuar këto dokumente gazetarëve të Washington Post dhe The Guardian, Snowden ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe kishte shkuar në Hong Kong, e nga Hong Kongu drejt Moskës.


Në Moskë kaloi një kohë të pacaktuar në një zonë tranziti në aeroportin Shermetyevo, ku më pas presidenti rus i dha azil të përkohshëm në një kohëzgjatje prej një viti.

Në gusht të vitit 2014, mori lejeqëndrimin trevjetor, që i mundësoi të udhëtojë jo vetëm brenda Rusisë por edhe të largohet nga ai vend.

Pasi që mori lejeqëndrimin e përhershëm, në nëntor të vitit 2020 është bërë e ditur që Snowden ka kërkuar t’i jepet shtetësia nga Rusia.

Autoritetet amerikane prej vitesh kërkojnë që Snowden të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, për t’u ballafaquar me drejtësinë nën akuzën për spiunazh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori