LAJMI I FUNDIT:

Puthen nën ujë një minutë e 18 sekonda!

Puthen nën ujë një minutë e 18 sekonda!

Një çift portugez është fitues i garës së puthjes nën ujë, i organizuar në qytetin Constanca të Portugalisë, pasi me buzë të puthitura qëndruan nën ujë një minutë e 18 sekonda.

Kjo është hera e dytë që në Portugali organizohet kjo garë për Shën Valentin, për puthjen më të gjatë nën ujë dhe organizatori shpreson se ky organizim do të bëhet tradicional.

Fituesit e sivjetshëm kanë thyer rekordin e vitit të kaluar. Gara e cila mbahet në një pishinë po ashtu organizohet për t’i përkujtuar njerëzve se puthja nuk ka të bëjë vetëm me romantikën, por edhe shëndetin sepse për një puthje duhet të lëvizen 29 muskuj dhe të shpenzohen disa kalori.

Fituesit, emrat e të cilëve nuk u bënë publik, si shpërblim morën një natë falas në hotel, një darkë romantike dhe lundrim me anije. /Telegrafi/