LAJMI I FUNDIT:

Pushteti antidemokratik

Ngutja për t’i mbajtur zgjedhjet parlamentare vitin që shkoi, mos organizimi i mirëfilltë i tyre, pastaj vjedhja e vullneti të qytetarëve, mënyra se si janë zgjedhur këto institucione, fillimi i serishëm i negociatave me Serbinë pa e pyetur popullin, krimi i organizuar e korrupsioni në njërën anë, dhe varfëria me përqindje të lartë në anën tjetër, janë vetëm disa fakte që vërtetojnë atë se njëmend pushteti i tanishëm është antidemokratik. Tashmë të gjithë po e shohim dhe po e ndjejmë çdo ditë se situata momentale politike dhe sociale është tepër kritike, e padurueshme, e papërballueshme për shoqërinë tonë dhe, fatkeqësisht, e papërmirësueshme me këtë qeveri dhe me këtë mentalitet të gabuar për të udhëhequr me vendin.

Në çdo proces zgjedhor në shtetet me demokraci, qytetarët e kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për ndryshim apo për miratim të gjendjes ekzistuese. Kjo behët për të dyja nivelet, për pushtetin lokal dhe atë qendrorë. Elementi më i domosdoshëm në zgjedhje është se duhet të sigurohet që e drejta e votës të jetë e lirë, universale, e barabartë, direkte dhe e fshehtë. E, në Kosovë ndodhi e kundërta e kësaj. Patëm zgjedhje që asnjëra nga karakteristikat e lartshënuara nuk u përmbushën ngase dikujt i konvenonte që të shkonin ashtu siç edhe shkuan. Mbrapshtë. Pushteti i dalë nga këto zgjedhje, Qeveria e Kosovës dhe në përgjithësi njerëzit që janë aty, tashmë po i ngjajnë një veprimtarie kriminale meqë me politikat e këqija të tyre po dëmtohet imazhi i vendit dhe po dobësohemi edhe më shumë ekonomikisht. Ky pushtet, në vend që pasuritë publike t’i ruajë dhe t’i ofrojë në shërbim të zhvillimit të shtetit dhe mirëqenies sociale të qytetarëve, po bën të kundërtën duke i shitur ato dhe, përmes kësaj, duke u pasuruar për vete.

Të gjithë e pranuan, përveç pushtetit, se zgjedhjet ishin skajshmërisht të vjedhura dhe të manipuluara si asnjëherë më parë. Analistë të ndryshëm, gazetarë, publicistë, organizata të ndryshme joqeveritare vendëse dhe ndërkombëtare alarmuan se me zgjedhjet e fundit Kosova ka marrë një goditje të rëndë sa i përket imazhit të saj. Por, përkundër kësaj, për pushtetin këto zgjedhje ishin të organizuara mirë, madje edhe duke i quajtur ato si “zgjedhje historike”, ngase po organizoheshin për herë të parë në Kosovën e pas pavarësisë.


Është ironike kur dëgjojmë të flasin se këtu po ecën gjithçka mirë, dhe se qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar e aq më pak për të protestuar, duke aluduar në atë se mund ta prishim “rehatinë” dhe t’i vonojmë integrimet evropiane që sipas tyre na qenka prioritet kryesor yni. Populli nuk po pyetet për asgjë. Fjala e lirë dhe mendimi ndryshe këtu po ndrydhet. Vlerat tona kombëtare po tjetërsohen. Demokracia po rrezikohet. Ndërsa, pushteti çdo ditë e më tepër po egërsohet dhe po i ngjason atyre bishave të egra që në mungesë të ushqimit i hanë të vegjlit e vet.

Stabiliteti i brendshëm politik për të cilin investojnë bashkërisht vendësit dhe burokratët ndërkombëtarë që janë këtu, po na dobëson si popull dhe po na pasivizon deri në atë masë sa që regjimi ngutet duke fituar në kohë dhe për t’i shkuar deri në fund projekteve të dëmshme për vendin dhe të ardhmen tonë. Arsyeja pse disa shoqëri jetojnë nën diktatin e regjimeve antidemokratike është sepse këto shoqëri kanë zgjedhur të tolerojnë që dikush tu tregtojë lirinë dhe demokracinë duke u kënaqur me pak qetësi (liri) që mund ta kishin regjimet totalitare në fillimet e tyre, dhe me një “rehatllëk” që gjithsesi më vonë kthehej në zhgënjim të përgjithshëm shoqëror e politik. Popujt e tillë jo vetëm që nuk gjejnë rehatinë afatgjate dhe lirinë kolektive, por atyre gjithmonë u mungon rregulli shoqëror, u mungonte liria e plotë dhe demokracia e mirëfilltë.

Kosova dihet se ka institucione pa sovranitet dhe kjo tregon që ato institucione nuk janë të vërteta dhe mbase edhe mund të themi se nuk janë tonat kështu siç janë tani. Një shteti që i mungon sovraniteti më shpesh dhe më lehtë i kanosën rreziqet nga plane dhe projekte të ndryshme që do të hartoheshin diku tjetër. Dhe, pikërisht për shkak të mungesës së sovranitetit Kosova po copëtohet përmes decentralizimit etnik. Neve po na e tjetërsojnë kulturën e bashkë me të edhe historinë me të ashtuquajturat zona të veçanta rreth objekteve ortodokse gjithandej nëpër Kosovë. Edhe kjo si pasojë e mungesës së sovranitetit në gjithë hapësirën territoriale. Nëpërmjet eksterritorialitetit po tentohet të na ndryshojnë diçka nga e kaluara jonë. Enklavat nëpërmjet decentralizimit po zgjerohen duke krijuar kështu lidhjen në një entitet autonom territorial serb përbrenda Kosovës.

Për krejt këto, ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! e vetmja që kishte reaguar me kohë duke ndërmarrë veprime konkrete për t’i ndaluar të gjitha ato projekte të dëmshme që na servoheshin përkundër vullnetit tonë. Institucioneve të tilla antidemokratike e të padrejta në raport me popullin dhe situatës aktuale politike, por edhe asaj sociale në vend, duhet t’u përgjigjemi me aksione konkrete dhe me protesta që gjithsesi do të duhej të ishin të qëndrueshme në kohë. Dhe, nëse kështu do të veprohej, atëherë ky do të ishte njëri nga ata hapat e parë për vendosjen e demokracisë dhe shmangien e tregtimit të mëtutjeshëm të lirisë që na takon. Këtë tash për tash mund dhe është e gatshme ta bëjë vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! për çka ka dëshmuar një seriozitet dhe koherencë përgjatë këtyre 6 viteve të veprimtarisë së saj.

Për fund, të gjithë pajtohemi se politika bazohet në parimin e kompromisit, por jo kompromise në dëm të viktimës dhe, jo me një pushtet i cili buron nga një proces i ndyrë zgjedhor. Koha nuk pret. Pushteti do të vazhdojë me avazin e vjetër për aq kohë sa ne i tolerojmë. Prandaj, të punojmë sot së bashku në mënyrë që të frymojmë lirshëm nesër.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori