LAJMI I FUNDIT:

Punëtorin e zë gjumi te zona e bagazheve, aeroplani bën ulje të detyrueshme (Video)

Punëtorin e zë gjumi te zona e bagazheve, aeroplani bën ulje të detyrueshme (Video)

Një incident i pazakontë ka detyruar një avion të 'Alaska Airlines' të nisur drejt Los Angjelosit të bëjë ulje të detyruar e të kthehet mbrapsht në Seattle.

Çdo gjë shkonte mirë në fluturimin 448, deri në momentin kur piloti mori sinjalizimin se nga brenda mjetit dëgjoheshin goditje.

Pas uljes në pistë dhe kontrollit të menjëhershëm rezultoi se, një nga punëtoret e aeroportit kishte mbetur i bllokuar në pjesën e avionit, ku ngarkohen bagazhet. Personi sqaroi se e kishte zënë gjumi.


Ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por u dërgua për çdo rast në spital për një kontroll mjekësor, shkruan TopChannel.

‘Boingu 737’ ishte ngritur në ajër nga Seattle me 170 pasagjerë në bord dhe ishte në fluturim prej 14 minutash. Sipas ‘Alaska Airlines’, mbikëqyrësi i ekipit të punëtorëve e kishte vënë re se njëri prej tyre mungonte dhe i kishte telefonuar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kompania sqaroi se kolegët kishin menduar që personi kishte mbaruar ndoshta turnin dhe ishte larguar për në shtëpi.

CNN, ndërkohë tërheq vëmendjen edhe tek një tjetër fenomen, i cili sipas vëzhgimeve të gjigantit televiziv amerikan, është goxha i përhapur. Nisur nga ankesat e shumta të pasagjerëve, policia e Miami-t ka vendosur një kamera të fshehtë në aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti, duke regjistruar aty gjithë çfarë ndodh me bagazhet e udhëtarëve.

Personat që merreshin me ngarkimin e tyre, i hapnin valixhet dhe çantat pa asnjë hezitim, duke marrë sendet që u pëlqenin.

Dhe kjo, thotë CNN, nuk ndodh vetëm në Miami.

Një verifikim i pretendimeve për objekte të humbura tregon se, nga viti 2010 deri në 2014-n, në Shtetet e Bashkuara ka pasur plot 30620 ankesa për sende me vlera të zhdukura, shumica të vendosura në bagazhet stivë.

Pjesa tjetër kanë humbur në ‘checkpoint’. Listën e aeroporteve amerikane me numrin më të madh të sendeve të vjedhura nga bagazhet e kryeson ‘J.F.Kennedy’, i pasuar Los Angeles International, Orlando International dhe pas tij renditet aeroporti ndërkombëtar i Miami-t. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori