LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë të marrin thëngjill, vendimi i ministrit Lluka i pamenduar

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë të marrin thëngjill, vendimi i ministrit Lluka i pamenduar

Vendimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për ndalimin e dhënies së thëngjillit punëtorëve të KEK-ut, i dëmton rëndë këta të fundit. Kështu tha kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Izet Mustafa. Sipas tij, vendimi i ministrit të MZHE-së, është i pamenduar mirë.

Vendimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku thuhet se i ndalohet Korporatës Energjetike të Kosovës për të shpërndarë thëngjill, në formë dhurate, për të gjithë të punësuarit në KEK, po dëmton këta të fundit në aspektin social e ekonomik. Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Izet Mustafa, thotë për radion tonë se vendimi është i pabazë, dhe nuk përkon me atë se çka thuhet në realitet.

“Si faktor kryesor për mosdhënien e qymyrit për punëtorët e KEK-ut e kanë marrë ndotjen e ambientit në Prishtinë. Ne, shumicën e punëtorëve e kemi nëpër fshatra, ata prapë se prapë do ta bëjnë të njëjtin furnizim në miniera private. Ju e dini që në Bivolak, Zhilivodë ka miniera që furnizohen me qymyr, është më i lirë dhe prapë se prapë ndotja do të ndodhë. Me këtë vendim janë dëmtuar punëtorët e KEK-ut, dhe e kanë vështirësuar në aspektin ekonomik dhe social gjendjen e punëtorëve të KEK-ut”, deklaron ai.


Mustafa tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë punëtorëve t’u sigurohet një lëndë tjetër djegëse nga KEK-u.

“Në rast se nuk përmbushet kërkesa për të dhënë qymyr, atëherë duhet KEK-u punëtorëve me ua nda një vlerë të caktuar ekuivalente me 10 metra kub dru, në mënyrë që punëtorëve t’ua sigurojë lëndën ngrohëse për stinën e dimrit”, thekoi ai.

Ndërkohë njohësi i ambientit, Agron Bektashi, vlerëson se kyçja e sa më shumë ndërtesave kolektive të banimit në rrjetin e ngrohjes së qytetit, është alternativa e vetme që do ta ulëte nivelin e ndotjes së ambientit.

“Zgjidhja permanente për ta zvogëluar përdorimin e thëngjillit në të gjitha shtëpitë private që e përdorin bashkë me dru për t’u ngrohur, është modernizimi komplet i ngrohjes së qytetit me nënstacione, dhe kyçja e qytetarëve në ngrohjen e organizuar”, tha Bektashi.

Ditë më parë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka nënshkruar vendimin ku thuhet se dhënia e qymyrit është praktikë e mbrapsht, e cila ka dëmtuar edhe afarizmin e ndërmarrjes si dhe ndikon në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe si i tillë dhe bie ndesh me politikat strategjike për mjedis. KEK ka mbi 5 mijë punëtorë dhe deri më tani ka dhënë nga 10 tonë thëngjill për secilin prej tyre. /RadioKosova/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori