LAJMI I FUNDIT:

Pulla postare shitet për 850.000 euro

Pulla postare shitet për 850.000 euro

Një pullë e rrallë postare është shitur në ankand në Britaninë e Madhe për 850.000 euro.

Pulla 6d Pale Dull Purple ishte shtypur në Britaninë e Madhe në mars të vitit 1904, por gati menjëherë ishte tërhequr nga shitja.

Ishin shtypur gjithsej 19 pulla të cilat gati të gjitha ishin asgjësuar pas tërheqjes nga shitja. /Telegrafi/