LAJMI I FUNDIT:

Pula mendon se është pinguin

Pula mendon se është pinguin

Pula kineze Mumble ec duke u tundur anash duke i ngjarë një pinguini edhe pse është një pulë e zakonshme.

“Ka krahë të vegjël, sikur pinguin, të cilët e ngjet për trupi kur ec. Mendoj se kjo është arsyeja që kurrë nuk fluturon”, ka thënë fermeri Lu Xi për CEN.

Mediat lokale në Jiangsu e kanë emëruar pulën Mumble, sipas karakterit në filmin “Happy Feet”, i cili flet për një pinguin që nuk mund të këndojë por në vend të kësaj vallëzon.

“Nuk e kam parë filmin, por më pëlqen emri, edhe pse pula ime nuk mund të vallëzojë, ndërsa nuk mendoj se di të notojë”, ka thënë pronari Lu, duke shtuar se familjes së tij i pëlqen së tepërmi dhe ka përkujdesje të veçantë. /Telegrafi/