LAJMI I FUNDIT:

Pula e vjetër të thyejë rekord të ri

Pula e vjetër të thyejë rekord të ri

Një kinez pritet të aplikojë së shpejti për të hyrë në librin e rekordeve Guiness, me pulën e tij 22 vjeçare- moshë ekuivalente me 400 vjet të moshës njerëzore.

Yang Shaofu, 77 vjeçar, i fshatit Sidazhuang në Baoshan të provincës Yunnan, ka thënë se pula ishte blerë nga kunata e tij në vitin 1988 së bashku me tri pula të tjera.

“Ishte vetëm gjysmëkilogram kur erdhi dhe pasi e rritëm për dy muaj, ajo filloi të lëshojë vezë”, theksoi Yang.

Ai shtoi se pula është mjaft e shëndetshme përpos mungesës së oreksit dhe shikimit të dobët.


Sipas veterinerëve lokalë, një pulë mund të jetojë shtatë deri në tetë vjet, ndërsa rekordi më i madh është 12 vite, që është vetëm gjysma e moshës së pulës së Jang, e cila ka lëshuar hiç më pak se 5.000 vezë.

“Edhe pse njerëzit më thonë ta vras për ushqim, unë nuk do ta bëja kurrë këtë. Ne do ta rrisim, derisa të vdesë”, përfundoi Yang. /Telegrafi/