LAJMI I FUNDIT:

Pula e ‘Jezu Krishtit’

Pula e ‘Jezu Krishtit’

Pulës së quajtur Gloria i është gjetur fytyra e Jezu Krishtit në shpatullat e saj.

Pronari Mitchel Grainger, e zbuloi mrekullinë në një foto të pulës së tij pasi e kishte larë atë.

“Unë vetëm thashë ‘Jezu Krisht’ kur e pashë fotografinë. Fytyra e Jezusit është e qartë për t’u parë dhe kur ia tregova nënës time, ajo madje i precizoi detajet”, theksoi Grainge.

Mrekullitë e kësaj pule nuk kanë të ndalur. Kohë më parë ajo i shpëtoi sulmit të një dhelpre, sulm në të cilin nga 20 pulat vetëm pula e quajtur Gloria shpëtoi. Grainger thotë se emri Gloria është vënë sipas këngës së Gloria Gaynor, “Unë do të shpëtoj”. /Telegrafi/