LAJMI I FUNDIT:

Publiku nuk gaboi! Balada mbresëlënëse dedikuar fëmijëve të varfër merr një milion klikime (Video)

Publiku nuk gaboi! Balada mbresëlënëse dedikuar fëmijëve të varfër merr një milion klikime (Video)

Në ditët e sotme muzika ka evoluar tërësisht, dhe komercialiteti është ajo që i servohet publikut më së tepërmi nga këngëtarët, megjithatë prapë se prapë nuk mund të harrojmë që ekzistojnë ende artistë që e ruajnë me fanatizëm muzikën e mirëfilltë, dhe përmes këngëve të tyre përçonë mesazhe të fuqishme te publiku.

“Me dorën shtrirë” është balada mbresëlënëse që solli këngëtarja Albërie Hadërgjonaj vitin e kaluar në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Kënga në vetvete është një protestë e fuqishme, dedikuar shkeljes dhe mjerimit që përjetojnë fëmijët e varfër, të cilët në mungesë të fatit, rruga e vetme për ta mbetet “dora e shtrirë…”


Këngëtarja e interpretoi këtë këngë në mënyrën më të mirë të mundshme në natën finale të festivalit, duke rrëmbyer edhe Çmimin e Kritikës. Ndonëse nuk u vlerësua me vendin e parë, është publiku ai që i dha mbështetjen maksimale.

Klikimet në YouTube, të cilat sot janë kthyer në një “valutë” të re matëse për suksesin e artistëve, jo gjithmonë janë reale. Shumë nga artistët komercialë numërojnë sot me miliona klikime në këngët e tyre, të cilat në fund rezultojnë të blera apo false.

Vetë producenti i festivalit Ardit Gjebrea vite më parë kishte bërë një denoncim për ata artistë të pa vërtetë, ku kishte prezantuar në emisionin e tij mënyrën se si ata blejnë klikimet, dhe u betua para publikut se asnjë këngë e ‘Këngës Magjike’, të publikuar në kanalin e tij nuk do të shfaqte klikime të tilla, të pa vërteta.

Duke besuar në sinqeritetin e plotë të producentit dhe kanalit “Supersonic” që ka publikuar baladën “Me dorën shtrirë” në Youtube, raportojmë se për brenda një viti kjo këngë ka marrë një milion klikime.

Ndoshta nuk janë 10 milion apo 100, siç rëndom janë statistikat e artistëve komercialë, por janë të vërteta për të treguar se publiku nuk gabon. Ka ende sot njerëz të cilët e dëgjojnë muzikën e mirëfilltë, duke marrë me vete emocionin dhe mesazhin e fuqishëm që ato transmetojnë, njëlloj si kënga në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori