LAJMI I FUNDIT:

Publikohen të tjera poza atraktive me bikini të Rita Orës nga pushimet në Spanjë

Publikohen të tjera poza atraktive me bikini të Rita Orës nga pushimet në Spanjë

Ajo është duke shijuar disa pushime përrallore me miqtë e saj.

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, dukej mjaft atraktive ndërsa u shfaq me rroba banje, në Formentera të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


28-vjeçarja kishte veshur bikine të kuqe në pjesën e sipërme, dhe të zeza poshtë.

Rita vuri mjaft mirë në dukje kthesat e saj, për të cilat gjithnjë komplimentohet nga fansat.

Krijuesja e hitit “Let Me Love You” gjithashtu vinte në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

Rita dukej se po shijonte rreezet e diellit, ndërsa herë pas here freskohej edhe duke u zhytur në ujë. /Telegrafi/