LAJMI I FUNDIT:

Publikohet revista me erë të mirë

Publikohet revista me erë të mirë

Numri më i ri i revistës gjermane për art, “Mono.kultur”, nuk ka as fotografi as tekst, por vetëm aroma. Secili numër i kësaj reviste i kushtohet punës së një artisti. Numri më i ri i është kushtuar punës së shkencëtares dhe artistes norvegjeze, Sissel Tolaas, e cila prodhon aroma.

Me procesin e mikroenkapsulacionit “Mono.kultur” ka nxjerrë në shitje botimin i cili ofron 12 aroma në faqet e veta, të cilat lirohen gjatë hapjes së faqeve.

Në numrin e vet të 23-të kjo revistë s’ka as fotografi as tekst, por vetëm erërat të krijuara nga shkencëtarja.

“Numri pranveror nuk ka përmbajtje vizuale, por publikon faqe që lëshojnë erë të mirë. Nëpërmjet teknikës speciale të mikroenkapsulacionit mund të themi se ne kemi shtypur 12 erëra,” tha njëri prej botuesve. /Telegrafi/