Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministrat e jashtëm, të ashtuquajturit së fundmi, “Gjashtëshja Arabe” ka zhvilluar një takim në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Riad dhe duket se një nga temat e diskutimit ka qenë reforma e Autoritetit Palestinez dhe përgatitja për “të nesërmen”.
Sipas mediave libaneze, Blinken dhe “Gjashtëshja Arabe”, e cila përfshin Autoritetin Palestinez, Egjiptin, Katarin, Emiratet, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, diskutuan një plan për “ditën pas” luftës në Gaza, i cili ndahet në dy faza, ku ndër të tjera, do të rezultonte në një proces të përhershëm paqeje dhe normalizim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Faza e parë e planit, e cila u raportua nga Jerusalem Post, parashikon nevojën për një armëpushim, por edhe arritjen e parakushteve për njohjen ndërkombëtare të shtetit palestinez.
“Faza e parë e planit përfshin pranimin e Izraelit për kthimin e Autoritetit Palestinez në Gaza, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe formimin e një qeverie teknokratike në Gaza që do të punonte për të zbatuar këtë pjesë”, thuhet në të.
Siç theksohet në dokument, qeveria duhet të përbëhet nga anëtarë të Autoritetit Palestinez dhe një komitet teknokratik i paspecifikuar.
Faza e dytë e planit, sipas raportit, do të fillonte një proces më të gjerë paqeje që përfshin Izraelin dhe Arabinë Saudite.
“Përveç kësaj, Gaza do t’i nënshtrohet rehabilitimit dhe rindërtimit. Negociatat do të fillojnë për statusin përfundimtar të refugjatëve, Jerusalemit, vendbanimeve izraelite dhe Izraelit dhe Palestinës,” shpjegon dokumenti, të cilin mediat libaneze dhe izraelite e kanë parë.
Një pjesë tjetër e rëndësishme e dokumentit i referohet fatit të Hamasit pas luftës.
“Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) do të rivitalizohej dhe do të kishte një pajtim të brendshëm midis fraksioneve të ndryshme palestineze. Hamasi do të çarmatosej dhe do të integrohej në këtë trup”, përfundoi ai.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Deri më tani, numri i përgjithshëm i të vdekurve ndër palestinezët është 35 mijë persona gjersa në radhët e izraelitëve shkon rreth 1400. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës