LAJMI I FUNDIT:

Publikohet klipi i shumëpritur i Rita Orës me 6LACK

Publikohet klipi i shumëpritur i Rita Orës me 6LACK
Foto: Rita Ora/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar.

Aktualisht, Rita ndodhet në Australi ku është duke realizuar turneun e saj të koncerteve, në kuadër të promovimit të albumit të saj të dytë, “Phoenix”, të cilin artistja shqiptare e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Kopertina e albumit “Phoenix” nga Rita Ora

E kur jemi te albumi, njëra ndër këngët më të suksesshme të tij është “Only Want You”, së cilës Ora ia ka realizuar së fundmi edhe klipin.


Ka tash e sa javë që ajo ka paralajmëruar fansat në rrjetet sociale për ardhjen e këtij klipi, të cilin ata duket se e kanë pritur me padurim.

Rita Ora i jep fund lidhjes me Andrew Garfield?
Lexo po ashtu Rita Ora i jep fund lidhjes me Andrew Garfield?

Në këtë klip, ajo vjen në bashkëpunim me reperin shumë të pëlqyer 6LACK, i cili i ka dhënë kahje tjetër këngës, ndryshe nga versioni i saj i parë që këndohet i gjithi nga Rita.

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Klipi “Only Want You” është realizuar nga London Alley Entertainment, teksa xhirimet e tij janë kryer në kryeqytetin anglez.

Si në çdo projekt tjetër, këngëtarja shqiptare edhe këtë herë i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj në këtë klip, dhe një performancë interesante.

Rita Ora (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Ky vit ka nisur shumë i suksesshëm për Ritën, nisur nga albumi i freskët dhe turi i koncerteve “Phoenix” në mbarë botën, që do t’i dhurojë asaj edhe më shumë njohje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori