LAJMI I FUNDIT:

PTHP ndërmerr masa ndaj Grubit dhe Bexhetit, nuk jep detaje nga procedura

PTHP ndërmerr masa ndaj Grubit dhe Bexhetit, nuk jep detaje nga procedura

Prokuroria vepron ndaj çështjes së gjykatësit Enver Bexheti dhe ish zv. kryeministrit të arratisur Artan Grubi, pasi që të dy u përfshinë në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Megjithatë, prokuroria nuk po jep detaje për atë që është zbuluar deri më tani nga organet vendore hetimore.

“Në këtë rast veprohet sipas informacioneve të marra dhe po ndërmerren më shumë veprime për verifikimin e të gjitha rrethanave, por duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura, nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria.


Për kryetarin e Shoqatës së gjykatësve Ivan Xholev, është e qartë se çdo gjykatës i përfshirë në skandal korruptiv duhet të mbajë përgjegjësi, por thotë se nuk ka detaje të mjaftueshme për këtë rast konkret.

“Nuk kam informacione të mjaftueshme për momentin për të dhënë përgjigje të saktë, jam dakord që kushdo që ka bërë gabim, që është kapur në ndonjë lloj korrupsioni apo veprim të kundërligjshëm, duhet të sanksionohet, por në këtë moment, unë nuk kam informacione të mjaftueshme për rastin”, tha Igor Xholev, kryetar i Shoqatës së gjykatësve.

Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti përfunduan në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të prishur procedurat gjyqësore në lidhje me ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov. Ambasadorja amerikane në vend tha se SHBA-të posedojnë prova për aktivitetet e tyre korruptive dhe pas kësaj prokuroria vendase ka hapur rast, por deri më tani nuk ka epilog nga ky hetim.

Në vitin 2023 ishte temë në Këshillin gjyqësor edhe gjykatësi Enver Bexheti dhe më pas anëtarët e këshillit konstatuan se çështjen “Target-Fortesa” me përgjimin masiv Bexheti e kishte mbajtur në sirtar kohë të gjatë, e cila më pas u vjetrua dhe në të cilën Mijallkov ishte i dyshuari kryesor.

Mirëpo, përkundër lëshimit të konstatuar, Bexheti është dënuar vetëm me gjobë. Kryetari i ri i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tani ka thënë se nuk i lejohet të zbulojë nëse është nisur sërish iniciativë për t’i kërkuar llogari Bexhetit pasi ai përfundoi në listën e zezë për dyshimet për korrupsion që e kanë lidhur sërish me Sasho Mijallkovin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori