LAJMI I FUNDIT:

PTHP-ja ngre padi penale ndaj 5 ish-kryetarëve të komunave dhe një ish ministri

PTHP-ja ngre padi penale ndaj 5 ish-kryetarëve të komunave dhe një ish ministri

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka pranuar pesë padi penale kundër ish-kryetarëve të komunës së Strugës, Sveti Nikoles, Dibrës, Studeniçanit dhe Dolnenit, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik.

Paditë penale janë ngritur nga ana e Policisë Financiare nën dyshimin për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë marrëveshjeve për furnizime publike, shkruan gazeta ditore KOHA.

Duke u bazuar në atë se kush i ka udhëhequr tre komunat shqiptare më herët, nënkuptohet se me Komunën e Strugës dhe atë të Dibrës, me dy mandate një pas një kanë udhëhequr Ramiz Merko dhe Argëtim Fida. Në ndërkohë, me Komunën e Studeniçanit, pas decentralizimit deri në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013, kanë udhëhequr Fati Iseni dhe Alaudin Zeqiri.


Mes tjerash, Prokuroria Publike ka ngritur padi edhe kundër një ish-drejtori të NLB Tututnska Banka, si dhe një drejtori aktual të kësaj banke. Ndryshe, kjo prokurori padi penale ka ngritur edhe ndaj një ish-ministri, një avokati, noteri dhe persona të tjerë përfshi edhe një shtetas të Sllovenisë, për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Lajme
Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia

Lajme
Kalo në kategori