LAJMI I FUNDIT:

Psikologjia e veshjes

Psikologjia e veshjes

Mbulimi i trupit me tesha, apo dhe zbulimi i tij, në ditët e sotme është një çështje aq e mirëqenë, sa që rrallë mendojmë se edhe ky fenomen e ka një pikënisje e psikologji të vetën.

Jorida Rustemi, psikologe

Në fakt, njeriu i zhveshur i prehistorisë, ndoshta prej ndryshimit të klimës, prej dëshirës për të nxjerrë në pah statusin e tij në kope pas një gjahu të majmë, apo ndoshta për të pakësuar ndjenjat e turpit e të fajit që i njohu pas ngrënies së frutës së ndaluar, ndjeu nevojën të mbulohej.


Standardi i të qenit me vlerë e i respektuar në kohët primitive ishte forca. Më pas, kur tributë krijuan vendbanimet e tyre e iu përveshën jetës së agrikulturës, simboli i vlerës u bë pasuria. Akoma më tej, kur tributë filluan të ktheheshin në kombe e kur dallimet midis klasave bëheshin në bazë të mirëqenies së familjeve, stili i veshjes u përdor si simbol për të dalluar statusin social të gjithsecilit.

Kjo prirje për diferencim ishte e qartë deri në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, kohë kur anëtarët e shtresave të ulëta filluan të imitonin stilet, cohat e ngjyrat që përdornin njerëzit e shtresave më të larta.

E megjithatë, dëshira për të qenë i pranuar dhe i vlerësuar nga të tjerët nuk u pakësua me kalimin e njerëzimit nga një stad në tjetrin. Të njëjtat motive kërkojnë të përmbushen edhe sot në kohët moderne. I vetmi ndryshim qëndron në shprehjen e tyre, dhe përcaktohet në një masë të madhe nga idealet e kombit e të shoqërisë të cilës i përket individi.

Sot, sikurse qysh në fillimet e njerëzimit, nevoja për t’u dalluar shkon përkrah frikës nga mosmiratimi i të tjerëve dhe konformizmit. Ndërkohë që na pëlqen të spikasim brenda grupit të cilit i takojmë, kur ndjejmë që grupi është superior konformohemi me të, ndërsa kur jemi në pozita të epërme apo të barabarta, e përdorim veshjen si një mjet për të bërë dallimin.

Jo më kot thuhet se të vetmit që mund t’ia lejojnë vetes të jenë moskokëçarës ndaj vlerësimit të të tjerëve janë aristokratët dhe leshkot. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori