LAJMI I FUNDIT:

PSG mund të mos ketë buxhet për të nënshkruar me Lionel Messin – paga e tij e kërkuar në këtë kohë është kundër mundësive

PSG mund të mos ketë buxhet për të nënshkruar me Lionel Messin – paga e tij e kërkuar në këtë kohë është kundër mundësive

Leo Messi duket i lumtur me fanellën e Barcelonës, pas asaj vere plot ngjarje, ndërsa spekulimet mbi të ardhmen e tij vazhdojnë ku Paris Saint-Germain duket i etur për të nënshkruar me të.

Kontrata e argjentinasit skadon pas pesë muajsh dhe nga tani është i lirë të negociojë me klube të tjera.

Për ta marr nga Barcelona nuk do të ketë nevojë për pagesë, por ajo që të gjithë hezitojnë dhe duket një pengesë e madhe për klubet e pasura të Evropës, është paga e lojtarit.


PSG dihet që do t’i ketë në skuadër Messin dhe Neymarin, duke bërë tre yje në sulm, pasi aty është edhe Kylian Mbappe.

Megjithatë, gazetari francez Julien Laurens ka deklaruar se buxheti i kampionëve të Ligue 1 nuk do t’ia lejojë atyre të nënshkruajnë me argjentinasin.

“Me Fair Play Financiar dhe pandeminë, ku edhe PSG është prekur si të gjitha klubet e tjera të mëdha, nuk e di se si do t’ia bëjnë duke parë vetëm nivelin e pagave”.

“Ju mund të keni Neymar, le të themi me 30 milionë euro pagë në vit, Messi me 60 milionë euro në vit dhe Mbappe potencialisht me një kontratë të re me të njëjtën shumë sa Neymari”, ka thënë Laurens për Sky Sports.

“Vetëm ata të tre do të bënin rreth 150 milionë euro, vetëm pagat e tyre, çdo vit”.

“Financiarisht, nuk është e mundur. Por ata duket se thonë se do të provojnë. Por nuk mendoj se është reale”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Liverpooli regjistron humbje të mëdha financiare, Klopp njëri nga shkaqet

Premier League
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

Rudiger u fut në zhveshtoren e Real Sociedadit pas ndeshjes dhe i provokoi ata në baza rajonale

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Atletico Madrid rivalizon Barcelonën për transferimin e yllit të Liverpoolit

Atletico Madrid rivalizon Barcelonën për transferimin e yllit të Liverpoolit

La Liga
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Kalo në kategori