LAJMI I FUNDIT:

PSG i bën ofertën e parë Donnarummas

PSG i bën ofertën e parë Donnarummas

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Gianluigi Donnarumma një kontratë të majme, me Juventusin dhe Barcelonën që pritet të reagojnë.

SportItalia raporton se gjigantët e Ligue 1 kanë bërë një propozim për italianin, pavarësisht se kanë rinovuar me Keylor Navasin.

PSG ishte afër sigurimit të nënshkrimit të lojtarit para rinovimit të fundit me Milanin, duke ofruar 12 milionë euro në sezon.


Por, portieri i ri hodhi poshtë ofertën nga Parisi herën e kaluar, por tani ka vendosur të ndahet me Milanin këtë verë dhe mund të jetë i interesuar për një lëvizje në Francë.

Mediumi beson se Juventusi do t’i përgjigjet me një kundërofertë, pasi Biankonerët shpresojnë të marrin numrin një të Italisë në një transferim falas.

Barcelona ka qenë e lidhur me Donnarumman gjithashtu dhe të dy klubet janë të detyruar nga PSG të bëjnë një lëvizje dhe të qëndrojnë në betejën për 22-vjeçarin.

Donnaumma mbajti 14 herë portën e paprekur në 37 ndeshje, pasi i riu ndihmoi Milanin të renditej i dyti në Serie A dhe në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori