Kjo mëlmesë e mrekullueshme përveç shijes së shkëlqyeshme ka edhe veçori të fuqishme shëruese.
Ekspertët theksojnë që gjithsesi duhet të bëhet pjesë e ushqimit të përditshëm. Më së shpeshti përdoret në kulturat lindore, ndërsa u shtohet llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve.
Xhenxhefili do t’u japë shije të veçantë të gjitha ushqimeve tuaja, dhe njëkohësisht do t’i bëjë edhe më të shëndetshme.
Xhenxhefili është rrënjë gungaçe që kryesisht rritet në Australi, Xhamajkë, Indi dhe Kinë. Xhenxhefili me mijëra vjet përdoret për qëllime shëruese, ndërsa për shkencëtarët është burim i pashtershëm i hulumtimit.
Është duke u bërë gjithnjë e më i popullarizuar në kuzhinat e gjithë botës, ndërsa i shkon për shtati edhe fakti që është në dispozicion në forma të ndryshme, dhe më së shpeshti si rrënjë dhe në formë të pluhurit.
Xhenxhefili është treguar zgjidhje e shkëlqyeshme për personat me oreks të dobët. Mirë do të ishte nëse do të kishit konsumuar pak xhenxhefil para drekës. Koha e drekës është koha e ditës kur niveli i energjisë reduktohet në mënyrë natyrale, prandaj është e nevojshme që atë energji ta rritni me një shujtë të begatshme, por edhe të shëndetshme.
Nëse e keni oreksin e reduktuar, hani pak xhenxhefil që organizmi juaj të mos vuajë.
Xhenxhefili përmirëson absorbimin dhe shpërbërjen e nutrientëve esencial.
Është i shkëlqyeshëm për lehtësimin e të përzierave, veçanërisht te femrat shtatzënë. Përzieni xhenxhefilin me pak mjaltë dhe kënaquni.
Shkencëtarët kanë zbuluar që xhenxhefili mund të lehtësojë dhimbjen e dhëmbit dhe ndjeshmërinë e mishit të dhëmbëve.
Xhenxhefili ka veçori kundërinflamatore, për ç’arsye është dëshmuar efikas te lehtësimi i dhimbjeve në nyje.
Në çaj shtoni pak xhenxhefil për të lehtësuar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Xhenxhefili është afrodiziak, për ç’arsye është mirë ta shtoni në pije ose shujtë nëse dëshironi më shumë eksitim në dhomën e gjumit.
Si ta përdorni xhenxhefilin?
Për fyt. – Përzini xhenxhefilin e grimcuar dhe një lugë mjaltë. Menjëherë do të vëreni lehtësim.
Për tërë organizmin. – Përzini pak domate, xhenxhefil, kripë dhe borzilok. Kjo sallata ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative të cilat do të reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme.
Supa e shëndetshme. – Në supë shtoni një lugë xhenxhefil të grimcuar. Supa do të jetë më e shijshme, por edhe më e shëndetshme.
Messhujtë e shëndetshme. – Zieni patatet, përzieni me hudhër dhe xhenxhefil të grimcuar. Shtoni pak mëlmesa të freskëta sipas dëshirës dhe shijoni.
Mëlmesë. – Përzini limonin me xhenxhefil. Përzierjen mund ta përdorni në oriz, pastë ose patate. Kështu dreka juaj do të bëhet më e shijshme.
Për energji. – Për ‘smoothie’ të preferuar shtoni pak xhenxhefil të grimcuar që energjia juaj të jetë në nivel të lakmueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp