Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën presidenti Joe Biden, madje edhe mbështetësit e Partisë Demokrate kanë shprehur shqetësime lidhur me moshën e presidentit.
Por zoti Biden nuk ka sfidues të rëndësishëm brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet e vitit 2024, duke e bërë pothuasje të sigurtë se ai do të marrë emërimin e partisë për një mandat të dytë presidencial.
Në Arlington të Virxhinias, disa demokratë shprehin shqetësimin se presidenti Joe Biden do të jetë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Arsyeja kryesore është mosha.
“Ai ka njohuri të gjera, por si një president efektiv, veprimet e tij janë pak më të ngadalta se sa duhet të jenë”, thotë Darin Marshall.
“Shumë njerëz shpresojnë që në garë të futen kandidatë të tjerë dhe të përkrahen nga partia”, vlerëson këshilltarja Melissa Fry.
“Konkurrenca është e shëndetshme dhe në disa raste e nevojshme, që njerëzit të shfaqin aftësitë e tyre”, thekson Yaileen Rodriguez.
Deri tani, vetëm dy kandidatë po sfidojnë presidentin aktual, aktivistja shpirtërore Marianne Williamson dhe veprimtari për mjedisin Robert F. Kennedy Jr.
Zëri i Amerikës thotë se ka biseduar me Ben Berger, profesor i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore.
“Asnjëri nuk do ta marrë emërimin e partisë, nëse bazohemi tek historia. E vetmja mënyrë që të kemi një kandidat tjetër demokrat është nëse zoti Biden vendos të largohet”.
Historianët thonë se është shumë e vështirë të mundësh presidentin në detyrë për të marrë emërimin e partisë.
“Emri i presidentit në detyrë njihet nga të gjithë. Presidenti në detyrë ka burime financimi, që nuk mund t’i sigurojë konkurenti i tij. Dhe kuptohet, ka përvojë në fushatë dhe qeverisje”, thotë për Zërin e Amerikës, Allan Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan.
“Jimmy Carter ishte një president i dobët në vitin 1980 dhe u sfidua nga Senatori Ted Kennedy. Xhorxh Bush, i vjetri, ishte president shumë i dobët dhe u sfidua në vitin 1992. Sfida kanë ndodhur, por është e rrallë që sfiduesit të fitojnë”, mendon David Greenberg, profesor i historisë në Universitetin Rutgers.
Duket se presidenti Biden do të përballet sërish me ish-Presidentin Donald Trump, duke bërë të mundshme që votuesit demokratë të shprehin mbështetjen për të në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, thotë analisti politik Pope “Mac” McCorkle.
“Ndërsa duket se gjërat përsëri kanë atë kahje, për shkak moshës së të dyve, për shkak të problemeve ligjore të Trump-it, në skenë mund të ketë ndryshime deri në ditën e zgjedhjeve në vitin 2024”.
Kur kanë mbetur 14 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme, analistët thonë se gara është në fazat e hershme dhe se sondazhet për kandidatët nuk kanë asnjë vlerë parashikuese për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit