LAJMI I FUNDIT:

PSD ri-funksionalizohet në Pejë, merr pjesë edhe ish-deputeti Florin Krasniqi

PSD ri-funksionalizohet në Pejë, merr pjesë edhe ish-deputeti Florin Krasniqi

Zyrat e Partisë Socialdemokrate sot janë hapur në qytetin e Pejës, ku u tha se ky qytet ndër vite liston probleme të shumta, zgjidhjen e të cilave nuk e kanë pasur prioritet pushtetet e deritanishme.

Në mesin e mbështetësve, shtirjen e PSD-së në këtë komunë e përshëndeten nënkryetari dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri; deputeti Dukagjin Gorani; si dhe koordinatorja e degës Afrora Bërdynaj-Mazreku. I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Florin Krasniqi.

Sipas një komunikate të PSD-së, me këtë rast u prezantua edhe platforma socialdemokrate dhe u diskutua rreth angazhimit të PSD-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.


“Peja ndër vite liston probleme të shumta, zgjidhjen e të cilave nuk e kanë pasur prioritet pushtetet e deritanishme. Në këtë qytet ku do të duhej të shfrytëzohej potenciali turistik, pejanët vazhdojnë ta kenë hall trajtimin jo të duhur të mbeturinave, prerjen e vazhdueshme të pyjeve, ndërtimet pa leje dhe eksploatimin ilegal të zhavorrit.

Pakënaqësia qytetare për problemet në rritje të tyre për shkak të qeverisjeve të papërgjegjshme, është thirrja urgjente për politika transformuese për këtë komunë. Alternativa ndaj kësaj gjendje kaotike është një mendësi e re qeverisëse e përgjegjshme, që instalon politika barazitare e të mirëqenies dhe vendos rregull në qeverisje.

PSD është hapësira ku bëhen bashkë përgjegjësia e lartë, vullneti i fortë dhe plani konkret për ndryshime shoqërore në gjithë vendin. Angazhimi ynë i përbashkët është çelësi i shtegdaljes nga gjendja aktuale dhe rruga drejt ndryshimit që sjell ë zhvillim e mirëqenie”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori