Partia Socialdemokrate përmes një komunikate për media është deklaruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
PSD thotë se “nuk do ta pranojë argumentin e numrave si zëvendësimin për të vërtetën dhe domethënien e këtyre zgjedhjeve”.
“Për ata që vërtetë iu intereson politika, më i rëndësishëm sesa rezultati është një fazë e re në të cilën po hyjmë si shoqëri. Partitë e vjetra janë në theqafje, kurse kjo tjetra në radhë ka zgjedhur improvizimin në vend të përparimit. Antikorrupsioni nuk është projekt afirmativ për Kosovën e të ardhmes. Ai mund të funksionojë veç për ndonjë ditë si propaganda”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Për më shumë, reagimi i plotë:
“Partia Socialdemokrate nuk do ta pranojë argumentin e numrave si zëvendësimin për të vërtetën dhe domethënien e këtyre zgjedhjeve. Për ata që vërtetë iu intereson politika, më i rëndësishëm sesa rezultati është një fazë e re në të cilën po hyjmë si shoqëri. Partitë e vjetra janë në theqafje, kurse kjo tjetra në radhë ka zgjedhur improvizimin në vend të përparimit. Antikorrupsioni nuk është projekt afirmativ për Kosovën e të ardhmes. Ai mund të funksionojë veç për ndonjë ditë si propagandë.
Jemi të bindur se kjo rrëshqitje e rëndë nuk ndalet më përmes partive aktuale, as duke pranuar kornizën hegjemonike ku zgjedhjet janë rituali që legjitimon situatën. Demokracia nuk është kalkulimi i numrit si moral që kryhet kur i atribuohet liderit. Ajo është rruga pa skaj e dinamikës shoqërore si shumësi. Kjo paskajore bashkë me shumësinë kërkon ndërhyrje që nuk është elektorale. Është pjesëmarrje e aksion.
Sa do t’i marrë PARTIA? 40, apo 50%.
Mbizotërojnë dy lloj argumentimesh që flasin për të njëjtën tendencë. Zgjedhjet kërkohen e shpjegohen si pasojë e humbjes së legjitimitetit demokratik të legjislaturës aktuale pas rrëzimit, e pastaj ndryshimit të qeverisë. Pra, na duhen zgjedhjet sepse institucionet nuk janë pasqyrë e vullnetit popullor. Ndërkohë, paralel me kërkesën për të rivendosur demokracinë, pa shumë zhurmë pa kalon një proces tërësisht autoritar. Kemi të bëjmë me koncentrim pushteti brenda partisë, nga niveli lokal te ai qendror. Praktikisht, pas ndryshimeve të fundit statutore, mbi gjysmën e kandidatëve për deputetë tash i caktojnë Kryesia e Kryetari. Në fakt vetëm Kryetari.
Ky është fati i secilit organizim bolshevik: në fillim parrulla e famshme: “i gjithë pushteti sovjetëve”; pastaj kuptohet se sovjetët udhëhiqen nga Partia; në fakt me forcimin e pushtetit udhëheq pararoja paranoike brenda partisë; vjen puna që kjo paranojë nuk e lë askënd veç liderit suprem. Pra, një parti i merr të gjitha, kurse brenda saj është veç një vendimmarrës – lideri suprem.
Politika që duam nuk e ka pikënisje suksesin, faktet as numrat. Na mjafton e vërteta edhe nëse jemi vetëm. Në fakt jemi më shumë se ç’duhet. Mbi të gjitha e kemi një ide. Porosia jonë për këto zgjedhje është: kemi beteja që na presin”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri