LAJMI I FUNDIT:

Protestohet për Frosinën, vajzën 22 vjeçare e cila vdiq në aksidentin në Shkup

Protestohet për Frosinën, vajzën 22 vjeçare e cila vdiq në aksidentin në Shkup

Në Shkup sot në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të Sallës Universale filloi protesta nën moton “Kush është i radhës”.

Protesta është reagim ndaj rastit të Frosina Kulakovës dhe incidenteve të ngasjes së pakontrolluar dhe mosndëshkimit, të cilat sjellin pasoja tragjike.


“Siguria është e drejtë, jo luks”, “Nëse një sistem i korruptuar jeton, populli vdes”, “Sot drejtësi për Frosinën, nesër për ne të gjithë”, “Nuk është vendi fatal, por populli dhe sistemi”, “Her future stolen, his privilege exposed”, “Rrugët nuk janë pista garash” janë disa nga pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit në protestë.

Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarët e familjes së Frosina Kulakovës.

Siç njoftuan organizatorët, protesta ka për qëllim të adresojë tri probleme kryesore: Mosfunksionalitetin e sistemit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve që janë në konflikt me ligjin, siguria e pamjaftueshme në qytete dhe glorifikimi i sjelljeve devijuese.

Organizatorët po bëjnë thirrje për masa urgjente për përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve, sigurimin e kushteve të sigurta të jetesës në qytete dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për pasojat e mosndëshkimit dhe sjelljes devijuese.

Frosina Kulakova nga Negotina më 29 janar të këtij viti  është përplasur derisa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të Sallës Universale në Shkup.

Vajza njëzet e dy vjeçare është goditur nga njëzet vjeçari Vasil Jovanovi nga Shkupi, i cili ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq derisa ka qenë duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë.

Njëzet vjeçari nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa  për të edhe paraprakisht ka pasur kallëzime penale për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës.

Tubim paqësor u mbajt edhe në Negotinë, vendlindjen e Frosinës, si dhe në Kavadar.

Qytetarët në Shkup mbajtën një tubim paqësor të premten, ku ndezën qirinj dhe vendosën lule para fotografisë së Frosinës. Përmes shkrimeve si “Lidhjet nuk e kthejnë jetën njerëzore” dhe “Nuk është aksident, por vrasje”, ata marshuan drejt Kuvendit të RMV-së dhe Gjykatës Penale dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet për Frosinën dhe për të gjitha viktimat në akidente trafiku.

Tubim paqësor u mbajt edhe në Negotinë, vendlindjen e Frosinës, si dhe në Kavadar.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori