LAJMI I FUNDIT:

Protestat në Francë, i vihet zjarri restorantit të pëlqyer nga presidenti Macron

Protestat në Francë, i vihet zjarri restorantit të pëlqyer nga presidenti Macron

Protestuesit në Paris kanë sulmuar një nga restorantet e preferuara të presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa tensionet mbi reformat e diskutueshme të pensioneve vazhdojnë.

Sipsa mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia duhej të krijonte një barrikadë rreth “La Rotonde”, të cilës iu vu zjarri për pak kohë.

E enjtja ishte dita e 11-të e trazirave që nga janari, lidhur me legjislacionin që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, nga 62 në 64.


Njerëzit në këtë vend presin një vendim për vlefshmërinë e legjislacionit javën e ardhshme.

Këshilli Kushtetues do të vendosë për reformat më 14 prill dhe ka fuqinë për të goditur një pjesë ose të gjitha ato.

Ngjarja ndodhi derisa Macron është aktualisht në Kinë për të takuar presidentin Xi Jinping.

Trazirat, së bashku me aksionet e grevës, kanë shkaktuar përçarje në të gjithë Francën dhe të enjten u zhvilluan përsëri demonstrata në të gjithë vendin.

Megjithëse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, ka pasur një element dhune që kur qeveria në mars vendosi të detyrojë legjislacionin përmes dhomës së ulët të parlamentit – ku i mungon shumica absolute – pa votim.

Macron e ka mbrojtur një reformë të tillë, duke thënë se është një domosdoshmëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori