E plotësuar: Pas plot 4 orësh, opozita ka vendosur t’i japë fund protestës së tretë të madhe dhe të 9-ës në 8 javët e fundit, duke filluar nga 16 Shkurti i këtij viti.
Nën thirrjet “Rama Ik”, protestuesit erdhën nga e gjithë Shqipëria, për t’u grumbulluar para kryeministrisë, ku edhe ishte njoftuar mbajtja e protestës.
Gjithçka nisi me një fjalim të Lulzim Bashës, që konfirmoi edhe njëherë se opozita nuk ka ndërmend të ulet në tryezë me kryeministrin Rama dhe ka cilësuar qeverinë tranzitore, si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës.
Pas fjalës së liderit të PD-së, turma sulmoi dhe çau kordonin policor që siguronte perimetrin e godinës së kryeministrisë, ndërsa rreth orës 19:30, duke ndjekur kryetarin Basha, protestuesit marshuan drejt parlamentit.
Këtu pati përplasje të vazhdueshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët disa herë u shpërndanë prej gazit lotsjellës, por u rikthyen sërish aty, deri rreth orës 22:00, kur Basha orientoi turmën drejt selisë së PD-së.
Vijon protesta në Tiranë, policia tenton të shpërndajë turmën
Vijon prej rreth 4 orësh protesta e opozitës së bashkuar, e cila pasi nisi para Kryeministrisë, është zhvendosur prej orës 19:30 para Parlamentit.
Aty janë hedhur në mënyrë të vazhdueshme sende dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa policia është kundërpërgjigjur hera-herës me gaz lotsjellës.
Top Channel raporton se policia po tenton të shpërndajë protestën, pasi ka shtuar dozën e gazit lotsjellës, si dhe ka filluar përdorimin e makinave ujë-hedhëse.
Ndërkohë, në megafonë vijon të përsëritet thirrja për të mos shkaktuar akte dhune dhe për të mos protestuar me fytyrë të maskuar, ndërsa pasojat ligjore u janë kujtuar edhe organizatorëve.
Ende nuk dihet skenari i protestës, por ndërkohë që protestuesit vijojnë të rezistojnë, policia ka filluar të marrë terren, për të shpërndarë turmën.
Tirana, nën tensionin e protestës dhe gaz lotsjellësit
Ndërkohë që turma po rikthehej para parlamentit, pas hedhjes për herë të parë të gazit lotsjellës, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri edhe një deklaratë për mediat.
Lulzim Basha iu bashkua protestës para kryeministrisë rreth orës 18:35, ndërsa më pas mbajti edhe një fjalim në drejtim të turmës së protestuesve.
“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë, si kurrë më parë, sonte. Jemi sot më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë, kundër krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së.
Turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.
Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.
Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.
Opozita dhe mbështetësit e saj lënë kryeministrinë, marshojnë drejt parlamentit
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt parlamentit.
Me thirrjet “Rama Ik” qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Leja për protestën e sotme nga opozita është marrë deri në orën 12:00 në mesnatë.
Me valën e protestave pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Protesta në Tiranë: Çahet kordoni i policisë, protestuesit para derës së kryeministrisë
Menjëherë pasi ka përfunduar fjala e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, protesta u përshkallëzua dhe turma sulmoi rrethimin e perimetrit të godinës së kryeministrisë.
Pas shtyrjesh mes protestuesve dhe policisë, turma arriti të çajë kordonin e forcave të rendit dhe të futet në oborrin para derës së kryeministrisë.
Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur bojë në muret e godinës së kryeministrisë dhe vijojnë të hedhin kapsolla e fishekzjarrë, në drejtim të forcave të policisë.
Policia nuk ka reaguar ende për të shpërndarë protestuesit, ndërsa vijojnë thirrjet në megafonët përreth kryeministrisë, që protesta të vijojë paqësore.
E veçanta e protestës: Çadrat me mbishkrimin “Ik”
Brohoritje, krisma kapsollash, bojë në drejtim të kryeministrisë, derdhje të qumështit në rrugë.
Kjo është ajo çfarë po ngjan në protestën e nëntë të opozitës së bashkuar e cila kësaj radhe nisi në orët e pasdites.
E veçanta e kësaj proteste mbeten çadrat në të cilat shkruhet “Ik”, një gjetje e organizatorëve për të shpërndarë mesazhin e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur protestuesit nga shiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë