Protesta dhe antiprotesta
“Protestat janë ndërprerësit e paqes, ndaluesit e bizneseve në mënyrën se si ato funksionojnë në mënyrë normale dhe sjellin prishje të rendit e qetësisë publike. Protestuesit në të vërtetë janë mishërimi i gjendjes reale në të cilën ata ndodhen. Njerëzit mund të jenë të varfër, të papunë dhe përgjithësisht mund të shihen si njerëz të pafuqishëm, por kur arrijnë të organizohen së bashku nën zërin e protestës ata mund të kthehen në një forcë që krijon probleme për të fuqishmit. Nëse të fuqishmit nuk ndihen rehat me zhvillime të tilla dhe janë të gatshëm të përdorin arsyetimin si një metodë efektive dhe paqësore atëherë bisedimet ndërmjet palëve do të arrinin në një konsensus në mënyrë që të shpëtojnë privilegjet dhe mënyrën e jetesës së tyre. Në këtë mënyrë të “pafuqishmit” përdorin forcën e protestës për të marrë atë që duan nga “të fuqishmit”.
E gjitha kjo është një perifrazim apo më saktë një shpjegim i asaj çfarë përfaqësojnë protestat dhe impaktit të tyre në të ardhmen e vetë shoqërisë. Në traditën popullore shqiptare, e vërtetuar edhe nga shembujt historikë që në kohën e Skënderbeut dhe deri tek lufta çlirimtare e UÇK-së, është përcjellë brez pas brezi “bashkimi bën fuqinë”. Duke qenë të bashkuar është më lehtë t’i bëhet ballë presioneve dhe është me e lehtë po ashtu të arrihen rezultate që nëse do ndiqeshin në mënyrë individuale do ishin mbase të pamundura.
Megjithatë, protestat kanë dy anët e medaljeve. E para është ajo që u përmend më lart, ndërsa e dyta është ajo që jo rrallë herë ia humbet vlerën atyre. Është fjala për mundësinë që nën efektin e një organizimi të dobët, apo provokimeve që mund të vinë si nga jashtë turmave protestuese ashtu edhe nga element brenda tyre, këto protesta të kthehen të dhunshme. Kjo, është një pikë që askush, nga organizatorët e protestës, nuk do donte të përballej. Acarimi dhe kalimi drejt veprimeve të dhunshme, të çfarëdolloj natyre do ktheheshin në negativitet pasi pala kundërshtare do t’i përshkruante protestuesit si grupe që synojnë ndryshimin e gjendjes aktuale me dhunë. Edhe nëse kërkesat e protestuesve do të jenë të drejta mbështetja do humbiste përballë veprimeve të tilla. Shembuj ka plot qoftë në arenën ndërkombëtare, protestat e dhunshme në Athinë, qoftë në historinë 20 vjeçare të demokracisë përpëlitëse shqiptare (ngjarjet e 1996-1997-1998).
Në realitetin e sotëm shqiptar, ku një grupim fluid politik qeverisë vendin dhe ku numri dy i kësaj qeverie dhe koalicioni akuzohet për ndërhyrje dhe afera korruptive masive, zëri i protestës duket të jetë minimalisht veprimi i radhës për t’i dhënë të “pafuqishmëve” forcën që u nevojitet për tu përballur me të “fuqishmit” në duart e të cilëve janë policia, shërbimet sekrete dhe ushtria. Përdorimi i secilës, apo edhe ndonjërës prej tyre, për të zbehur zërin e protestës do sillte një eskalim të situatës në një stad i cili do ngjante me momentet e errëta të përjetuara më parë dhe që askush prej nesh, për aq kohë sa është e mundur, nuk do donte t’i ripërjetonte përsëri. Për të mos arritur në këtë pikë është e rëndësishme që në protestën e 21 Janarit, të paralajmëruara tashmë nga forcat opozitare të Tiranës dhe që sipas disa indikacioneve do përkrahet me pjesëmarrje edhe nga ata të cilët e shohin me mosbesim dhe si të rrezikshëm për interesat kombëtare bashkëpunimin e pazakontë Beograd-Tiranë-Athinë.
Në të tilla rrethana, dhe përkundrejt shembujve të mëparshëm, është e rëndësishme që organizatorët e kësaj proteste të mund të kontrollojnë turmën, zemërimi dhe revolta e së cilës do përballet me përpjekjet e grupimeve të caktuara rreth segmenteve me pushtet që të ndërhyjnë me forcën e atyre që kanë nën kontroll si “të fuqishëm” që janë dhe që të mund të portretizojnë si të dhunshme këtë protestë në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Strategjia e veprimit duket tu jetë shpërndarë agjencive “ligjzbatuese” që jo rrallë herë kanë vepruar mbi baza urdhrash personalë dhe verbalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker