Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në mbledhjen e radhës të komunës ka bërë të ditur se do të propozojë që tri rrugë të bartin emrin e tri personaliteteve që së fundi kanë ndërruar jetë, Adem Demaçi, Fadil Vokrri dhe Bekim Lumi.
Lladrovci ka thënë edhe nga një shpjegim për secilën nga këto rrugë dhe simbolikën e emrave të këtyre personaliteteve.
Ai ka shtuar se pret që Komisioni të vlerësoj këto propozime, duke emërtuar tri rrugë për ta bërë Drenasin më të pasur me emra personalitetesh që kanë kontribuar për vendin dhe kombin tonë.
Kështu ka arsyetuar propozimin e tij Lladrovci:
“Rruga Adem Demaçi”, do të jetë rruga që përjetëson dhe lartëson Bacën Adem në qytetin tonë, duke e bërë pjesë të jetës tonë, kujtesës dhe nderimit të përjetshëm për të. Me veprimtarinë e tij patriotike, si asnjë tjetër në historinë tonë, mbi 6 dekada, Baca Adem, ishte ndërgjegjja dhe boshti kurrizor i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë tonë, përball okupatorit shekullor. Rruga e tij, u njëjtësua me rrugën e popullit tonë për çlirim, liri dhe barazi.
“Rruga Fadil Vokrri”, do të jetë rruga tjetër në komunën tonë që do të nderoj jo vetëm futbollistin me nam, por edhe krenarinë tonë në ndërkombëtarizimin e sportit më të popullarizuar në botë. Ai udhëhoqi me sukses pranimin e përfaqësueses së Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke e bërë Kosovën për herë të parë, të barabartë me shtet tjera në botë në gara të futbollit, popullarizimin e sportit dhe armatës së sportdashësve.
“Rruga Bekim Lumi”, do të jetë rruga tjetër e propozuar, që do të përjetësojë jetën dhe veprën e Bekim Lumit në skenën teatrore, të regjisë së dramave, të papara ndër ne, duke përcjell mesazhin me cilësi të jashtëzakonshme. Ai, me jetën e tij, veprën dhe personalitetin e tij, bëri që të jetë i paharrueshëm emri i tij, jo vetëm në teatër por edhe si profesor, pedagog dhe personalitet i çmuar i artit që tejkalon kufijtë e kombit tonë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?