LAJMI I FUNDIT:

Promovohet edicioni i tetë i “Brerore lirie”

Promovohet edicioni i tetë i “Brerore lirie”

Të premten më 29 janar,në kuadër të shënimit të ditëlindjes së iluministes shqiptare, Elena Gjika, Shoqata për art dhe kulturë “Elena Gjika- Dora d’Istria” nga Suhareka, promovon edicionin e 8-të të Librit “Brerore lirie”.

Shoqata për art dhe kulturë “Elena Gjika- Doira d’Istria” është themeluar më 29 dhjetor të vitit 1975. Disa vite me radhë ishte vetëm si një klub letrar ku tuboheshin krijues të komunës së Suharekës.

Më vonë zgjeroi aktivitetin e saj edhe me përgatitjen e shfaqjeve dramatike. Kështu ndodhi deri më vitet nëntëdhjeta kur nga pushteti okupator serb u shuan të gjitha institucionet shqiptare.

Në këtë kohë barrën e të gjitha aktiviteteve kulturore në nivel komune i mori Shoqata për art dhe kulturë “Elena Gjika – Dora d’Istria”.


Veç aktiviteteve tjera Shoqata botoi edhe librin “Brerore lirie” të cilin e konsideron si organ të saj.

Nëpër faqet e këtyre librave prezantuan rreth 100 krijues, disa nga këta sot janë emra të shquar të letrave shqipe në Kosovë, si: Nuhi Veselaj, Destan Bajraktari, Ragip Sylaj, Arben Veselaj etj.

Shumë prej tyre kanë edhe përmbledhje individuale, qoftë me poezi apo edhe me proza të shkurtra. Disa kanë bërë përpjekje të shkruajnë edhe lloje tjera letrare, si : romane, drama etj. Lirisht mund të thuhet se Shoqata po e kryen mirë misionin e vet për përhapjen e dashurisë për fjalën e shkruar artistike, për fjalën e thënë bukur, për kultivimin e vlerave krijuese. /Telegrafi/