LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria tregon motivet e vrasjes së djeshme në Gjakovë

Prokuroria tregon motivet e vrasjes së djeshme në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokurori Ali Uka ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në mëngjes në Gjakovë.

Kallxo.com raporton se sot i dyshuari u soll në Gjykatën Themelore të Gjakovës nën masa të sigurisë policore. Në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Esat Bajrami përshkruhet momente se si është kryer vrasja derisa viktima ishte duke punuar.

“I pandehur Esat hyn në lokalin-qebaptoren e tani të ndjerit, ka porositur një hamburger, është shërbyer nga ana e tani të ndjerit dhe ka vazhduar të qëndroj në lokal deri sa janë larguar të gjithë klientët dhe në çastin kur ka ngelur vetëm me viktimën, i pandehur nxjerr nga brezi revolen dhe shtien tri herë në drejtim të viktimës, ashtu që si pasojë e këtyre të shtënave tani i ndjeri mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.


Në këtë kërkesë bëhet e ditur se motivi i vrasjes ishte motra e mitur e të pandehurit.

“Me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Arlind Hana nga Gjakova i moshës 30 vjeç në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur i pandehuri para dy viteve me tani të ndjerin rreth motrës së tij të mitur…” thuhet nga Prokuroria.

Gjykata pritet të marrë vendimin rreth kërkesës së Prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori