LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale jep detaje të reja rreth aksionit të Policisë ku u arrestuan dhjetra persona

Prokuroria Speciale jep detaje të reja rreth aksionit të Policisë ku u arrestuan dhjetra persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth aksionit që ka zhvilluar Policia në disa qytete, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprat penale “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasë”.

Në njoftim thuhet se “me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se shtatë  personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së.


Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.

Lokacioni 1

Dy telefona mobil, një  pushkë, shtatë  fishekë.

Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobil

Lokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  pushkë

Një  revole

Një kuti me mjete për pastrim të armëve, si dhe

Katër  shufra për pastrim

Lokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar:

Katër  revole

Njëmijenjëqindepesëdhjetë (1.150) fishekë të kalibrave të ndryshëm

Një telefon

Lokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar:

Një  pushkë

Një revole

Njëqindedhjetë (110) fishekë

Pjesë të armëve

Dy telefona

Lokacioni 6, janë gjetur dhe sekuestruar sendet si në vijim:

Një revole

Dyzetedy (42) fishekë

Një  fletore me shënime

Pajisje për pastrim të armëve dhe

Një telefon

Lokacioni 7, janë gjetur dhe sekuestruar:

Dy pushkë gjuetie

Dy  fishekë

Dy leje për armë dhe

Një  telefon

Ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një  telefon.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori