Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka përfunduar procesin e grumbullimit të të gjitha informacioneve dhe fakteve të nevojshme që kanë të bëjnë me pretendimet e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, se dosja e provimit të jurisprudencës e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është e falsifikuar. Hetimin e këtij rasti e ka bërë një prokuror vendor nën monitorimin e vazhdueshëm të një prokurori të EULEX-it, thuhet në një njoftim të Prokurorisë.
“Pas analizimit të hollësishëm të të gjitha informacioneve dhe provave të grumbulluara, si dhe deklaratave të siguruara nga të gjithë personat zyrtarë, të cilët në fillim të viteve nëntëdhjetë ishin përgjegjës për administrimin e procesit të paraqitjes dhe regjistrimit të provimit të jurisprudencës, si dhe të lëshimit të certifikatave për dhënien e këtij provimi, Prokuroria Themelore ka nxjerrë përfundimin se pretendimet e z. Hasani nuk janë të vërteta, ngase nuk janë të bazuara në fakte dhe nuk përputhen me provat e grumbulluara.
Gjetjet përfundimtare të hetimit zyrtar lidhur me këtë rast janë:
(1) dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi;
(2) z. Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
(3) gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij.
Në bazë të provave të grumbulluara dhe gjetjeve të hetimit, Prokuroria Themelore ka konstatuar se jo vetëm pretendimet e ngritura fillimisht nga z. Hasani, por më vonë edhe nga disa media, janë tërësisht të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pambështetura në asnjë provë relevante. Si rrjedhojë, analizimi i detajuar i provave në këtë rast përjashton mundësinë e ekzistimit të ndonjë vepre penale që është e inkriminuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Për këto prova dhe analizën e çdo detaji të tyre, që janë kryer nga prokuroria, nën monitorimin e prokurorit të EULEX-it, mediat dhe publiku mund të informohen më hollësisht nga aktvendimi mbi hedhjen nga prokurori i rastit si dhe dokumentacioni tjetër relevant në shtojcën e këtij dokumenti.
Në fund, Prokuroria Themelore ka konstatuar se mënyra dhe koha të cilat z. Hasani i ka zgjedhur për të ngritur pretendimet e veta dhe më pas, mënyra në të cilën këto pretendime janë eksploatuar nga disa media përderisa hetimi ishte në zhvillim e sipër, mënyrë kjo që i përngjan një fushate dhe presioni të orkestruar për të ushtruar ndikim mbi prokurorin e rastit, por edhe mbi të gjithë sistemin prokurorial, tregojnë se këto pretendime qëllimisht synonin nxjerrjen e rezultatit të pavërtetë dhe skajshmërisht të shtrembëruar”(sic), thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës