LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët hetohen për fshehje tatimi (Video)

Prokurorët hetohen për fshehje tatimi (Video)

Pas transmetimit të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë e prokurorë që shtetit ia fshehin paratë që i fitojnë nga qiraja, u vunë në lëvizje Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Administrata Tatimore.

Emisioni arriti të dëshmojë se në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk ia paguajnë shtetit tatimet.

Në njërin prej tyre, të transmetuar gjatë vitit që e lamë pas, u bë e qartë se dhjetëra gjyqtarë e prokurorë që fitojnë para nga qiraja e banesave, lokaleve dhe pronave të tjera të tyre nuk ia paguajnë tatimet shtetit.


Pas publikimit të të gjeturave të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Agjencioni Kundër Korrupsion dhe Administrata Tatimore u vunë në lëvizje.

Këto dy institucione filluan të mbledhin informacione se kush janë ata zyrtarë të lartë që kanë të hyra nga qira të ndryshme dhe nuk i paguajnë tatimet shtetit.

Shaip Havolli, drejtor në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar për “Drejtësia në Kosovë” se pasi ka parë emisionin ka kërkuar nga ATK-ja që t`i kontrollojë deklarimet e zyrtarëve në AKK dhe të gjithë ata që kanë të hyra nga qiraja të kontrollohen se a ia kanë paguar shtetit tatimet.

“Unë e kam parë atë emision, por paraprakisht ne jemi duke e bërë një trajtim edhe te çështjet e qirasë. Por, kjo bie nën kompetencat e Administratës Tatimore. Të gjitha të dhënat i kemi dërguar në ATK me qëllim që këto informacione t`i trajtojë ATK-ja dhe të na i kthejë informatat. Ne nuk e kemi veçuar një listë me prokurorë dhe gjyqtarë, por kemi dërguar listën në ATK për gjithë zyrtarët e lartë dhe tani presim kthimin e informatave”, ka deklaruar shefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli./KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori