LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 13° partlycloudy_night

Projekti ambicioz i FFK-së dhe Komunës së Fushë Kosovës – shkollë futbolli me 300 deri në 500 nxënës, përfshirë konvikte dhe infrastrukturë moderne

Projekti ambicioz i FFK-së dhe Komunës së Fushë Kosovës – shkollë futbolli me 300 deri në 500 nxënës, përfshirë konvikte dhe infrastrukturë moderne

Të martën Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar Fushë Kosovën dhe kryetarin e saj Burim Berisha.

Në këtë takim u diskutua për riorganizimin e KF Fushë Kosova, avancimin e infrastrukturës së futbollit në këtë komunë dhe projektet e ardhshme të futbollit, transmeton Telegrafi.

Sipas një njoftimi të bërë nga komuna e Fushë Kosovës, thuhet se kryetari ka shprehur interesim që të riorganizoj klubin dhe të ndërtojë një shkollë të re të futbollit, duke e pasë parasyshë numrin e madh të nxënësve në këtë komunë.


Ndërtimi i shkollës së mesme të futbollit në regjionin e Fushë Kosovës, është projekt i presidentit Ademi. Kjo shkollë do të ofrojë mundësi për rreth 500 nxënës.

“Komuna ka ndarë një sipërfaqe toke për këtë projekt, i cili do të ofrojë mundësi për 300 deri në 500 nxënës, duke përfshirë konvikte dhe infrastrukturë moderne, në përputhje me standardet më të avancuara evropiane. Kjo shkollë do të shërbejë si një qendër për zhvillimin e talenteve në futboll dhe do të ofrojë mundësi për nxënësit që të ndjekin karrierën e futbollit dhe të angazhohen në të gjitha formatet e tij”, thuhet në njoftim.

Ky projekt do të përkrahet edhe nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndërsa komuna do të ndajë një parcelë të tokës për ndërtim.

“Pjesë e ndërtimit të këtij projektit do të jetë gjithashtu shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Fushë Kosovës do të kontribuojë me parcelën e tokës, do të ofrojë lejet e nevojshme dhe do të trajtojë çështjet administrative të rëndësishme për realizimin e këtij projekti. Po ashtu, për realizimin e këtij projekti FFK do të mbështetet edhe tek sponsorët e vet, të cilët përfshihen në vazhdimësi në projekte të tilla si dhe në ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në njoftim.

FFK shpreson që ky projekt do ta marrë edhe mbështetjen nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Sportit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Kalo në kategori