Marrëveshja e Stabilizim Asociimit pritet të sjell një numër edhe më të madh të produkteve të vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë. Kjo situatë, nga përfaqësues të bizneseve në vend, po vlerësohet të jetë një sfidë e madhe për produktet “Made in Kosova”. Sipas tyre, prodhuesit në Kosovë ende nuk kanë kushte që të konkurrojnë me bizneset dhe kompanitë prodhuese të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kompania “Frutex” nga Suhareka, është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike në Kosovë.
Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e konsideron si një hap shumë të mirë për Kosovën, por, sipas tij, do të jetë edhe një sfidë për prodhuesit vendor. “Mendoj që Qeveria e Kosovës nuk i ka përkrahur me kohë prodhuesit kosovarë. Po ashtu është dashur dy vite me parë t’i përgatisë prodhuesit kosovarë për një konkurrencë të tillë, që do të vjen nga kompanitë prodhuese të Bashkimit Evropian”, thekson Palushi.
Prodhuesit në Kosovë vazhdimisht kanë deklaruar se përballem me probleme të mëdha, siç janë mungesa e energjisë elektrike, kamatat e larta për kredi, si dhe politikat fiskale jo të favorshme.
Ky ambient i pafavorshëm biznesor, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, bën që produktet vendore të mos jenë të gatshme për një konkurrencë që do të vjen nga produktet e Bashkimit Evropian.
“Në Kosovë do të këtë një import edhe më të madh të produkteve të Bashkimit Evropian, dhe këto produkte për një kohë do të jenë të liruara nga taksat doganore. E gjithë kjo është një konkurrencë për prodhuesit vendor. Pra, është sfidë për shkak të politikave jo adekuate për zhvillim të prodhimit vendor që kanë qenë në Kosovë”, thotë Shahini.
Megjithatë, ai shton se ky është një proces i integrimit dhe se bizneset kosovare duhet t’i mirëpresin dhe duhet të përgatiten për një konkurrencë më të ashpër, por edhe për një treg më të madh.
Me fillimin e zbatimit të MSA-së, Komisioni Evropian, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), do t’i investojë në Kosovë mbi 600 milionë euro deri në vitin 2020. Nga kjo, do të përfitojnë edhe prodhuesit, për t’i rritur dhe zgjeruar kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.
Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, thotë se nga kjo përkrahje që do të marrin nga këto fonde, produktet e Kosovës do të mund të jenë konkurrente si në Kosovë ashtu edhe në tregun evropian.
“Me zbatimin e MSA-së do të rritet konkurrenca në tregun vendor, por ne presim që edhe në te kemi mundësi që të jemi prezent me produktet tona në Bashkimin Evropian. Gjithashtu presim që për një pjesë të lëndës së parë, që merret nga Bashkimi Evropian, të hiqet taksa doganore, gjë që do të ndihmojë që edhe në të jemi konkurrentë, si në tregun vendor, ashtu edhe në atë evropian”, shton Palushi.
Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në tetor të vitit të kaluar. Marrëveshja është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të votohet edhe nga Parlamenti Evropian.
Që nga momenti kur hyn në fuqi, MSA-ja nënkupton se një pjese të produkteve që nuk prodhohen në Kosovë, do t’u hiqet taksa doganore, dhe se në 10 vjetët e ardhshëm, taksa doganore për produktet e BE-së që futen në tregun e Kosovës, do të hiqet dalëngadalë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp