Produktet e qumështit të ekspozuara në kushte të rënda në tregje të gjelbra paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e konsumatorëve në Kosovë, dhe bëhet fjalë për një sasi të madhe të këtyre prodhimeve që po shiten në tregje. Kështu u tha sot gjatë prezantimit të analizës “Rregullimi ligjor të shitjes së drejtpërdrejt të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbër”, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Për këtë problematik në treg, u kërkua të ketë kontroll dhe të parandalohet nga inspektorët.
Kryetari i Shoqatës së Qumështit në Kosovë, Ramadan Memaj gjatë prezantimit të analizës tregoi se në bazë të hulumtimeve, fermerët shesin diku rreth 30 milionë kilogram qumësht në tregje të gjelbra ose pran tregjeve nëpër rrugë anë e mbanë Kosovës. Sipas tij, ky veprim rrezikon shëndetin e konsumatorëve.
“Çështja e rregullimit të tregut të gjelbër pas një studimi dhe analizimi që kemi bërë, del si një problem jashtëzakonisht i madh për industrinë e qumështit në përgjithësi. Është një problem shumë i madh dhe një potencial i cili ngërthen në vetë shumë rreziqe edhe për vet shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Gjendja në tregjet e Kosovës është jashtë zakonisht e keqe dhe bëhet fjalë për një sasi jashtëzakonisht të madhe të produkteve të cilat janë duke u shitur në tregje të gjelbra dhe në tregun e zi”, theksoi Memaj.
Kurse, kryeshefit i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUV), Valdet Gjinovci, iu premtoi drejtuesve të shoqatave të qumështarëve se për parregullsitë nëpër tregje, kjo Agjenci vepron konform ligjeve në fuqi dhe janë të përkushtuar që fusha e sektorit të ushqimeve të jetë me standarde të kërkuara për t’i mbrojtur edhe konsumatorët nga higjiena.
“Ne si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinës dhe si institucion përgjegjës, të gjitha iniciativat të cilat ndërlidhen me fushën e sigurisë ushqimore, mirëpo edhe fushat të cilat neve na takojnë si institucion përgjegjës do t’i mbështesim dhe do t’i përkrahim aq sa neve na lejon ligji dhe aq sa neve na takon që të jemi përgjegjës për këtë fushë”, thotë Gjinovci.
Ndërsa, drejtori i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit në Kosovë, Ardian Purrini, theksoi se shumë fermerë të cilët posedojnë bagëti në numër më të vogël, kanë filluar të tregtojnë qumështin nëpër tregje. Ai kërkon që kjo çështje e tregut duhet të rregullohet sa më parë nga institucionet përkatëse.
“Shoqata e prodhuesve të qumështit ka shumë anëtarë dhe shumica e prej tyre qumështin e tregtojnë drejtpërdrejt në qumështore… në këto dy javët e fundit kemi marr vesh se shumë fermer me 5,6 e 7 lopë kanë filluar që ta tregtojnë qumështin edhe më shumë nëpër tregje. Besoi se është koha e fundit që këto gjëra të rregullohen dhe të kanalizohen në vendin e duhur”, thekson Purrini.
Këto produkte përveç që shitën në kushte jo adekuate, ato tregtohen edhe pa ndonjë përpunim paraprak dhe nuk i nënshtrohen proceseve higjienike sikurse që veprojnë qumështoret e licencuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand