LAJMI I FUNDIT:

Prodhohet patatja ngjyrë vjollce

Prodhohet patatja ngjyrë vjollce

Firma skoceze Albert Barlett ka kultivuar pataten ngjyrë vjollce “Purple majesty” të cilën e krijoi një ekip ekspertësh nga Instituti i Colorados, duke përzier llojin e patateve të kuqe dhe ngjyrë vjollce, duke mbjellë këtë vit rreth 400 tonelata.

E veçanta e kësaj patateje është se mbetet ngjyrë vjollce edhe pas zierjes, kështu që në tavolinat e kuzhinave shumë shpejtë do të kemi pomfrit dhe pire ngjyrë vjollce.

“Patatja e zakonshme e bardhë shumë shpejt mund të harrohet”, tha shefja e prodhimit të teknologjisë në zinxhirin e dyqaneve “Sainsbury”, Liz Jarman.

“Purple majesty” do të kushtojë në Britani rreth 1.5 euro për kilogram, ndërsa mund të blihet nëpër dyqanet e “Sainsbury-t” në Skoci dhe Londër. /Telegrafi/