LAJMI I FUNDIT:

Problemi i madh i Lopeteguit: Humbja e 44 golave në sezon

Problemi i madh i Lopeteguit: Humbja e 44 golave në sezon

Real Madrid nuk e konsideron më të pashitshëm Cristiano Ronaldon, por largimi i tij sjell një problem të madh, pasi Julen Lopetegui do t’i mungojë lojtari që shënon 44 gola në sezon.

Ish trajneri i Spanjës ka ardhur në Estadio Santiago Bernabeu pas largimit të Zinedine Zidanes, ndërsa menjëherë është duke u përballur me një largim të mundshëm të yllit portugez.

Ylli portugez ka një marrëdhënie të keqe aktualisht me Florentino Perez, por ish-ylli i Manchester United ka qenë pikë referimi në sulm për Los Blancos për pothuajse një dekadë.


Në sezonin 2017/18 ai shënoi 44 gola pavarësisht se ishte 33 vjeç, kjo është dyfishi më shumë së golashënuesi tjetër më i mirë i klubit, Gareth Bale.

Kjo duhet të përbëjë shqetësim për ish trajnerin e Portos, pasi humb burimin e garantuar të golave që nuk është kurrë e dobishme, e sidomos nëse nuk ke arritur të nënshkruash me një lojtar të denjë për ta zëvendësuar atë.

Ende nuk një lojtar që mund t’i përsërisë statistikat e Ronaldos dhe Lionel Messit.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Ronaldo mund t’i bashkohet Juventusit dhe kjo mund t’i hap munësinë Gareth Bales që të lulëzojë me Los Blancos.

Në nëntë vitet që Ronaldo ka qenë në Madrid, ka shënuar 451 gola duke u kthyer në top-shënuesin më të mirë në histori.

Lopetegui e di se klubi mund t’i sjell një sulmues të ri, por që largimi i Ronaldos padyshim që do të jetë problem për Real Madridin. /Telegrafi/