LAJMI I FUNDIT:

Pritë e organizuar, policët meksikanë qëllohen me breshëri plumbash nga dy persona të armatosur me pushkë automatike

Pritë e organizuar, policët meksikanë qëllohen me breshëri plumbash nga dy persona të armatosur me pushkë automatike

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të armatosur me armë të gjata, shtien mbi një veturë të policisë – pasi kishin organizuar një pritë, ku si pasojë është plagosur një prej policëve që ishte brenda mjetit.

Të shtënat ishin pjesë e një “rrjeti” të pritave të organizuara ndaj policisë komunale në  Meksikë. Kamerat kapën momentin kur dy persona të armatosur me pushkë automatike fillojnë të shtien me armë mbi veturën e policisë në Tijuana, transmeton Telegrafi.

Madje njëri prej sulmuesve e shfrytëzon murin e një objekti si mburojë që të shpëtojë nga plumbat, që mund t’i vinin si kundërpërgjigje nga policia që ishte në veturë.


Mediat lokale raportojnë se njëri prej policëve ishte qëlluar në fytyrë dhe me urgjencë është dërguar në spital për trajtim. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Mirëpo raportohet se prita ishte organizuar, pasi policia pranoi një telefonatë për kinse tentim rrëmbim, por me të mbërritur në vendin e ngjarjes kishin hasur në breshëri plumbash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori