LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit tash e dy ditë nuk po gjejnë termine të lira për vaksinim kundër COVID-19

Prishtinasit tash e dy ditë nuk po gjejnë termine të lira për vaksinim kundër COVID-19

Qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e dy ditë nuk po mund të caktojnë termin për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Qytetarët kanë raportuar në Telegrafi, se përkundër asaj që kanë tentuar disa herë për të caktuar termin për marrjen e vaksinës, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur përmes platformës eKosova.

“Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka termine të lira nëpër qendrat e vaksinimit në vendbanimin tuaj. Ju lutemi provoni më vonë”, është mesazhi që kanë pranuar qytetarët në momentin kur kanë tentuar të caktojnë termin.


Ndryshe, thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi ekspertët shëndetësor, ku tashmë në Kosovë ka pasur edhe rritje të rasteve me COVID-19.

“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë. Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhej në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.

Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Kalo në kategori